Advertisements
News and Magazine

SIMBOLOGJIA E NUMRAVE DHE KOMUNIKIMI MISTERIOZ HYJNOR!

Europa e vjeter ne neolitiko, me pare se Arjanet te pushtonin kontinentin nuk ishte politeiste, mbizoteronte vetem kulti i nenes hyjneshe. Nena hyjneshe ishte e pavdekshme e pandryshueshme dhe e plotfuqishme, jemi ne kohen e matriarkatit ku nuk egzistonte concepti i burrit baba. Gjithe breznite kishin si pike referimi hyjnor, etnik, kulturor-gjuhesor etj nenen qe prezantohej ne panteonin primordial nga hyjnesha nene, dhe mbreteronte ne menyre absolute ne te gjithe jeten primitive. Dy ishin misteret e kesaj epoke te larget, ishte zjarri, rreth te cilit zhvillohej jeta ne te gjithe dimensionet e saj, dhe afer qendronte hyjnesha nene, qe riprodhonte jeten ne nje cikel te panderprere duke dominuar ne gjithçka, deri edhe ne jeten e burrave qe ajo i zgjidhte çdo vit, per ti sakrifikuar ne fund te vitit ne altarin e saj, per tu zevendesuar menjehere me te tjere te rinj. Ne kete kohe kemi numurin 1-nje qe simbolizonte ne te gjithe psiko-historine kolektive nenen hyjneshe, dhe numuri 2-dy zjarri, qe ishte nje fenomen natyror i njohur dhe i qe ushtronte ne jeten e perditshme nje funksjon vital. Edhe nena hyjneshe edhe zjarri transmetonin tek njerzit friken, supersticionin, adhurimin pa kushte, sepse mungesa e tyre qofte edhe per pak momente do te thoshte sipas tyre vdekje e sigurt e spsecies njerzore.

Te tre fazat e henes i cili ishte edhe kalendari i zgjedhur i matriarkatit personifikonin njekohesisht edhe te tre fazat e jetes se hyjneshes nene: faza e pare: virgjerine, gjithe koha kur gruaja ka aftesine e fekondimit dhe te lindjes qe eshte faza e dyte, dhe faza e trete eshte pleqeria. Hena ishte perendija kozmike dhe misherimi i saj ne toke qe ishte nena hyjneshe, te tre fazat prodhonin ne psiqiken kolektive numurin 3-tre. Ne kohe te mevoneshme hyjnesha personifikonte edhe Selene, Afrodite dhe Ekate, keshtu mistiçizmi i numrit 3-tre prodhon numurin tjeter hyjnor: 9-ta qe eshte edhe numuri mistik i henes. E gjithe koha kalendarike ishte e ndare sipas fenomenit te ndryshimit kozmik te formes henore dhe fenomenit te ndryshimit biologjik ne trupin e nenes hyjneshe (gruas), kjo eshte kaq e vertete saqe muaj i kalendarit henor eshte i barabarte me ciklin mestrual te gruas pra 28 dite, nje numer tjeter i misticizmit hyjnor.

NUMURI 7-te behet nje numer hyjnor sepse mbreti (qe kishte gjithmone nje rol dytesor) sakrifikohej ne altarin e nenes hyjneshe ne henen e 7-te te plote mbas dites me te shkurter te vitit, dhe gjaku i tij qe skuqte altarin e sakrifikimit shkonte per te purifikuar gjithe prodhimet e ardhshme bujqesore-blegtorale, mbas ritit vendin e tij e zinte nje i ri i zgjedhur nga nena hyjneshe.

Kalendari henor i kesaj kohe kishte 364 dite per 13 muaj, qe na jep dy numura te tjere te mistiçizmit hyjnor primordial. Kalendari fillonte ne solsticion dimeror qe ishte edhe dita me e shkurter e vitit, dhe quhej skrifica e diellit, qe misheronte ne vetvete sakrificen e mbretit te redhes edhe se ne kohe te ndryshme. Ne mes ishte nje dite e veçante qe nuk llogaritej ne kalendar, ishte dita e zgjedhjes se kandidatit te ri mbreteror nga mbreteresha hyjneshe.

Bejme nje kapercim ne kohe e vijme ne epoken sumerike, ku tashme ka ndodhur fenomeni me revolucionar ne historine njerzore, kalimi nga matriarkati ne patriarkat, padyshimin me te vogel eshte nje evolucion i gjate i te gjitha strukturave shoqerore ne te gjitha dimensionet.
Marduk hyu hero babilonez vret mostren e detit Tiamat-hyjnesha e detit, Bellerofonte i mitit Pellazgjik zbut pegasin (kalin fluturak) dhe vret Qimeren, Perseo heroj tjeter i mitit Pellazgjik vret nenen e pegasit Gorgona Medusa. Zeus Dodoneo Pellazgjik gelltit Metin dhe nga nje e çare qe i hapin ne koke lind perendeshen Atene, qe do te zeje gjithmone nje vend te dyte mbas te j’Atit hyjnor ne Pantheon.
Miti tregon qarte evoluimin, revolucionin dhe kalimin me te madh dhe te gjithanshem nga matriarkati ne patriarkat.

Ne vitin 3760 para K. filloj epoka e kultures Sumerike, ne pllaka argjili te shkruara dhe te pjekura jane gjetur nga germimet arkeologjike te koheve tona biblioteka te tera ne qytete te ndryshme buze lumenjeve Tigri dhe Eufrat, dhe ne mes shkrimeve te ndryshme jane gjetur edhe kalkulime te ndryshme astronomike dhe natyrisht numrat: qe jane deshmija e pare e dekumentuar ne historine njerzore.

Sumeret kishin shpikur sistemin e shkrimit kunejform ose thene ne gjuhen tone ne formen e nje kuj (nje shkop i vogel i mprehur ne maje). Ata perdornin sistemin e 6-tes per dhjete: 6, 60, 360 etj, astronomet Babiloneze llogarisnin gjatesine e vitit te kalendarit henor qe kishte mbetur ne perdorim, duke e krahasuar me kalendarin diellor, dhe nxirrnin diferencen e diteve qe do ti shtonin kalendarit te tyre henor ne momente te ndryshme te vitit, per te qene ne harmoni me ekuinokset dhe solsticjet diellore.

Ne vitin 2060 para K. ndodh nje ngarje qe ne te ardhmen do te kete nje impakt unikal ne zhvillimet e historise boterore, nje bari i quajtur Abraham degjon nje dite ndersa kulloste kopene e tij nje ze misterioz qe
i therriste “Largohu nga vendi yt dhe nga shtepia e babait tend dhe e te afermeve tuaj e shko ne nje vend te ri qe UNE do te tregoj”

Dhe keshtu Abraham braktis pergjithmone qytetin Ur te Mesopotamise per te shkuar drejt vendit te ri qe zeri i mistershem hyjnor do ti tregonte. Eshte fillimi i kohes monoteiste te historise njerzore mbas matriarkatit,
Keshtu fillon historia e Hebrenjeve dhe Myslymaneve te cilet kane te paerbashket Patriarkun e pare Monoteist, Abrahamin (Ibrahimi per Myslymanet). Mbas nje periudhe qindravjeçare si skllever te Egjiptjaneve, 12-te Tribu te Hebrenjeve nen udheheqjen e Profetit Moisiu (Musa) braktisin Egjiptin per tu kthyer ne Kanan (Izrael i sotem) ishte viti 1460 para K.

Gjate bredhjeve te tyre 40 vjeçare shkretetirave te Sinait, ku Moisiu merr direkt nga Zoti YHWH theksuar ne gjuhen tone Yahveh, dy rrasa te shkruara nga dora e Zotit te 10-te urdheresat Hyjnore, dhe shkruan gjithashtu 5-se librat e pare te Bibles antike.

Ne librin e pare te Moisiut “Gjeneza” ne mes te tjerash shkruan:
“Keshtu u plotesua qielli e toka e gjithçka tjeter. E te shtaten dite Zoti ploteson vepren e TIJ dhe pushon. Keshtu Zoti bekon diten e 7-te, sepse ne kete dite Shkoj te pushonte mbasi kishte plotesuar punen e TIJ te krijimit te Universit”. Gjeneza: 2-1:2.

7-ta eshte dite e bekuar nga Zoti si dite pushimi dhe lutjeje, qe ne kalendarin henor Hebraik binte diten e shtune, ndersa ne kalendarin diellor te perandorise Romake, perandori Kostandini i madh ne keshillin e Niçeas te 325-ses, ligjeron diten mbas te shtunes si dite pushimi qe u quajt dita e diellit, meqe Kostandini ishte ILIR, dita e diellit qe ligjeroj eshte e diela e kalendarit te sotem qe thjeshte do te thote dita e diellit ne gjuhen tone, ky eshte nje argument tjeter qe gjuha jone rrjedh nga dy gjuhet e lashta Pellazgo-Ilire. Duke perdorur idene e zotit Besir Bajrami se numuri 7-te shpjegohet me fjalen tone gjuhesore shtat i njeriut, mund te jete e vertete per arsye se ne çdo gjuhe pavarsisht nga vjetersia dhe huazimet qe jep e merr me gjuhet e tjera, ka gjithmone pershtatje, eshte e tille siç eshte nje perkthim i nje vepre te plote apo nje fjale te vetme.

Asnje veper e perkthyer, duke perjashtuar shkencat egzakte, nuk mund ti qendroje besnik origjinalit. duke i qendruar idese se zotit Bajrami qe e ritheksoj qe mund te jete e drejte, na duhen me shume argumente edhe ne numra te tjere per te patur sigurine e origjinalitetit e te vjetersise.

Persa i perket harmonise ne natyre e pasqyruar permes numrave, ne bazen e ketyre perpjestimeve eshte padyshim numuri pi-phi-3,14 qe eshte prodhim i raportit te perimetrit te nje rrethi me diametrin ose teorema e arte Pitagorike ” Qe ne nje trekandesh kendrejte shuma e te dy kateteve ne katror eshte e barabarte me hipotenuzen ne katror”.

Mund ta quajme matematika e numrave re shejte.
Mund te marrim si shembull gjeniun Italjan te Rilindjes L. Da Vinçi:
” Kur nje burre ulet ne gjunje, lartesia e tij zvoglohet me 1/4 e gjatesise trupore, dhe kur vendos te dy duart ne gjoks ne menyre simetrike, kerthiza e tij eshte pika qentrale e trupit dhe formon me te dy majat e berryleve nje trekendesh dybrinjeshem me baze lart dhe kendi perballe bazes eshte kerthiza qe vazhdon te jete qendra e trupit ne kete pozicion”

Ose marrim si shembull yllin me 5-se cepa, qe eshte i lashte 4000 vite paraK. i gjetur ne Palestine dhe Mesopotami, shume studjues e komentojne domethenjen si kater cepet e botes, ndersa kendi lart tregon parajsen.

Nje tjeter shembull eshte ylli me 6-te cepa:
Nje simbol hyjnor qe tregon gjithe kohezgjatjen e krijimit te universit ne 6-te dite nga Zoti, ne tjeter interpretim eshte unifikimi i shpates me goten, trekendeshi me baze poshte eshte simbolizim i shpates, ndersa ai me baze lart simbolizon goten ose kupen.
/Retin Reka.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close