Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

“Të Gjithë së Bashku për Shkolla më të Mira”.

Me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, projekti i GIZ – Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin Fillor në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) dhe partnerët e tjerë të fushatës do të organizoj ngjarjen publike “Të Gjithë së Bashku për Shkolla më të Mira”.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të Fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë dhe do të mbahet në shkollën fillore ‘Xhemail Mustafa’.

Tash e sa muaj, të gjithë partnerët e fushatës kanë implementuar në vazhdimësi aktivitete me nxënës, prindër, mësimdhënës e të gjithë akterët e sistemit të arsimit. Ndërsa, kësaj radhë fokusi do u jepet nxënësve të cilët do të promovojnë iniciativat që kanë implementuar bashkë me PEN dhe Këshillin Rinor të Nxënësve. Ndër të tjera, gjatë ngjarjes do të lansohet edhe videoja e re “Shkolla Ideale” e fushatës.

Boris Scharlowski, udhëheqësi i projektit të arsimit fillor në GIZ, tha se ky projekt ka filluar një vit më parë.

“Kjo fushatë ka qenë e suksesshme, prej fillimit të fushatës kemi mbledhur mbi 130 mijë nënshkrime, që janë dorëzuar në zyrën e kryeministrit. Me këtë qeveria ka rritur buxhetin për arsim për 12%, arsimi është përgjegjësi jo vetëm e qeverisë, por e të gjithëve”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ka shumë akterë të ndryshëm që punojnë në fushën e arsimit. Scharlowski vlerësoi se nëse mësimdhënësi kryen punën mirë nuk do të mungojnë rezultatet. Nga rezultatet e PISA-s, sipas Scharlowski, del se në Kosovë ka mungesë të kreativetit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close