Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Të hënën marsh protestues në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të hënën do të organizojnë marsh protestues nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Pas publikimit të fotografisë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, me të cilën pretendohej se paraqet kryerjen e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka pasur reagime të shumta nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e posaçërisht nga familjarët e tyre.

“Për shumë vite kërkuam njohje ligjore dhe qasje në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, ndërsa pikërisht tani kur ka filluar njohja e statusit ligjor të tyre, rrënohet gjithçka, duke tentuar të manipulohet me dhimbjen dhe plagët që bartin të mbijetuarit dhe familjarët e tyre. Shumë të mbijetuar dhe familjarë të tyre janë në ankth nga paraqitja e atyre imazheve neveritëse, sidomos kur paraqitja e tyre është bërë nga një deputete e Kuvendit të Kosovës dhe aktiviste e të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e këtyre organizatave.

Duke marrë parasysh faktin se të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk munden të dalin hapur në këtë marsh, organizatat kanë ftuar të gjithë që t’ju bashkëngjiten në marshin protestues duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet e vendit si dhe solidarizim dhe drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Takimi i pjesëmarrësve do të bëhet në sheshin “Zahir Pajaziti” në ora 12:00 dhe marshi do të vazhdojë deri para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.

Organizatat që janë mbrapa këtij marshi janë Qendra Kosovare për rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Rrjeti i Grave të Kosovës, Medika Kosova, Medika Gjakova, Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas dhe Shoqata Drejtësi për të Gjithë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close