Advertisements

Timmermans: Britania e Madhe dhe Brexit një ”Game of Thrones”

ATSH-AFP/ – Kandidati social-demokrat për Komisionin Europian, Frans Timmermans paralajmëroi të mërkurën votuesit europianë për rreziqet e populizmit, që sipas tij e ka kthyer Britaninë e Madhe në një “Game of Thrones’’ nën efektin e steroideve.

Gjatë një debati të organizuar në Bruksel mes gjashtë liderëve të partive kryesore europiane një javë nga zgjedhjet europiane (23 deri më 26 maj), zëvendëspresidenti i parë i Komisionit pranoi se partia e tij nuk ia doli të pengonte disa qytetarë që të votojnë për partitë nacionaliste.

”Shikoni se çfarë i bëri ndasia për Brexit Britanisë së Madhe. Sot, Britania e Madhe ngjason me një  ‘Game of Thrones’ nën efektin e steroideve”, u shpreh holandezi gjatë debatit të transmetuar drejtpërdrejtë në disa televizione europiane.

”Ne kemi një përgjegjësi kolektive që t’i ofrojmë qytetarëve tonë propozime për t’u rikthyer drejt projektit europian’’, theksoi ai.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close