Advertisements

TRAFIK NË MAJË TË EVERESTIT!

Më shumë se 200 alpinistë po i drejtoheshin të mërkurën majës së Everestit , duke krijuar trafik. Në këtë mënyrë, ata u detyruan që të prisnin në lartësi shumë të madhe duke rrezikuar ngrirjen.

Fotoja e shkrepur nga njëri prej alpinistëve tregon radhën e njerëzve njësoj sikur të ishin në hyrjen e një kinemaje.

Departamenti i Turizmit të Nepalit ka dhënë 378 leje ngjitjeje duke u nisur nga moti i mirë, një rekord historik ky që nga ngjitja e parë e suksesshme në këtë mal në vitin 1953. Shumica e alpinistëve janë pjesë e udhëtimeve komerciale. Por, një dyndje e tillë bën që ngjitja të jetë më e vështirë dhe e rrezikshme, pasi në rastin e alpinistëve të rinj, rezervat e oksigjenit artificial mund të mbarojnë para se ata të kenë arritur në majë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close