Advertisements

Turistë italianë, polakë dhe vietnamezë në muzetë e Krujës

ATSH/ – Mbi 3 mijë vizitorë kanë vizituar Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë, vetëm gjatë fundjavës që lamë pas.

Shumica e vizitorëve ishin turistë nga Italia , Polonia, Zvicra, por nuk mungonin dhe turistë nga vendet e kontinenti aziatik, si Vietnami etj.

Përgjegjës i Zyrës së Turizmit në bashkinë Krujë, Drini Masha, tha për ATSH-në se “muzetë u frekuentuan gjithashtu edhe nga shumë familjarë shqiptarë nga Tirana dhe Prishtina, por nuk munguan edhe nxënësit e shkollave që vizituan Muzeun këtë fundjavë në kuadër edhe të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve”.

Sipas tij, Kruja ka një turizëm gjithëvjetor, pasi është e favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja.

“Gjatë dy ditëve të fundjavës në dy muzetë kishte një fluks të madh vizitorësh edhe jashtë orarit zyrtar”, – shprehet Masha.

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i njohur edhe si Muzeu i Skënderbeut dhe Muzeu i Krujës është një nga më të vizituarit në Shqipëri. Përurimi i muzeut është bërë më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës, por ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut.

Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Ky muze është ndërtuar në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e Shtetit të Arbrit dhe personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shekullin XV.

Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Në këtë muze numërohen pavijone të tilla si pavijoni i Antikitetit dhe Mesjetës së Hershme, pavijoni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavijoni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kancelaria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princërve, e pinokotekës dhe së fundi pavijoni i trashëgimisë dhe i jehonës.

Në këto pavijone janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.

Muzeu i Krujës ndodhet në një pikë piktoreske të qytetit dhe vizitorët nuk e anashkalojnë asnjëherë një vizitë në të, ndërsa ndodhen në qytetin e Krujës, për të parë Pazarin apo kalanë.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close