Advertisements

Uashingtoni: Tërheqja e diplomatëve nga Iraku për shkak të kërcënimeve iraniane

ATSH-AFP/ – Tërheqja nga Iraku e trupës diplomatike amerikane që nuk është e thelbësore është e motivuar nga një kërcënim i mundshëm në lidhje direkte me Iranin, deklaruan sot përgjegjës të lartë amerikanë.

“Ky kërcënim është real”, tha një prej këtyre përgjegjësve të departamentit amerikan të Shtetit, duke përmendur rrezikun që vjen nga milicitë irakiane nën komandën dhe të kontrolluara nga Gardianët e Revolucionit Iranian, ushtria ideologjike e Republikës Islamike të Iranit.

Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi sot që një pjesë e personelit diplomatik të largohej nga ambasada amerikane në Bagdad dhe konsullata e Erbilit, në një kontekst tensionesh në rritje me Iranin fqinj.

Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Teheranit këto ditët e fundit me forcimin e pranisë ushtarake në vendet e Gjirit, me pretendimin e kërcënimeve shqetësuese dhe të sinjaleve të qarta të përgatitjeve iraniane për sulme kundër interesave amerikane në rajon.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close