Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Ushtria gjermane dhe holandeze pezullojnë operacionet e trajnimit në Irak mes tensioneve SHBA-Iran

Në rajonin rreth Gjirit Persik janë ngritur tensionet,dhe si pasojë Gjermania ka ndërprerë të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me stërvitjet ushtarake në Irak.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë Gjermane të mbrojtjes,i cili ka sqaruar më tej se Gjermania ka disa të dhëna për egzistimin e rrezikut të një sulmi me mbështetjen e Iranit,por që nuk do të thotë se programi i stërvitjes së ushtarakëve irakin nuk do të vazhdojë në të ardhmen.

Nga mediat njoftohet se ky hap është ndërmarrë me aleatët e tjerë të cilët janë të ranishëm ushtarakisht në rajon.

Edhe Hollanda bashkohet me Gjermaninë dhe pezullon misionin në Irak për shkaqe sigurie , thanë mediat.

Personeli i ushtrisë holandeze, në bashkëpunim me trupat e tjera të huaja, ndihmoi në trajnimin e forcave irakiane në Erbil në Irakun verior, raporton Reuters.

Raporti nuk jep më shumë detaje për një vendim të tillë nga Hollanda.

Më parë, administrata në Uashington lëshoi një urdhër urgjent lidhur me personelin amerikan në Irak i cili bënte thirrje për t’u tërhequr menjëherë.

Gjithashtu, Departamenti i Shtetit ka njoftuar se ky vendim i fundit ka të bëjë me rritjen e tensioneve në Iran./Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close