Advertisements

Enët e gjakut në qafë tregues i Alzheimerit

ATSH-ANSA/- Pulsiviteti i enëve të gjakut në qafë, si ai arterial ashtu edhe venoz, janë një tregues themelor për identifikimin e njerëzve që mund të preken nga Alzheimeri, sipas Konferencës IX të ISNVD (International Society Neurovascular Disease), kryesuar nga Paolo Zamboni, profesor i Kirurgjisë Vaskulare në Universitetin e Ferraras.

Ndër temat e tjera të trajtuara është edhe roli në rritje i venave ekstrakranale në funksion të trurit dhe për këtë arsye në sëmundjet neurodegjenerative të tilla si skleroza e shumëfishtë.

Për sëmundjet e Alzheimerit (131 milionë të sëmurë deri në vitin 2050), demencës, sklerozës multiple(2,3 milionë pacientë, një diagnozë çdo 4 orë), iktuseve (shkaku i dytë i vdekjes në botë sipas OBSH), dhimbjet e kokës të padurueshme, sindromës së Menièrit, hipertensionit intrakranial, u përballën specialistë të mjekësisë në fushën vaskulare dhe neurologjike së bashku me biologë, fizikanë, matematikanë, bio-inxhinierë, në një perspektivë shumë novatore dhe ndërdisiplinore, me besimin se vetëm kombinimi i kontributeve të ndryshme mund të ofrojë përgjigje inovative në këto fusha.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close