Advertisements

Policia mitaliane shkaterron grupin kriminal shqiptar i cili grabiste banesat

Policia italiane e Beneventos ka ekzekutuar dje operacionin e koduar “banda e vrimave” i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptar i specializuar në grabitje të dhunshme me armë.

Në pranga janë vënë 3 shqiptarë dhe 1 i katërt ka marrë urdhrin e detyrim paraqitje.

Shqiptarët kishin ekzekutuar një sërë grabitjesh në banese e biznese në territorin e Fermo, Ascoli Piceno, Macerata e Caserta.

E veçanta e këtij grupi kriminal, prej të cilës ka marrë dhe emrin operacioni i policisë italiane, ishte se për të kryer grabitjet ata hapnin vrima me trapan në kornizat e dritareve që më pas shërbenin për hyrjen në banesa.

Në disa grabitje ata kanë përdorur dhe armë zjarri tip pistoletë dhe kanë sulmuar persona.

Gjatë hetimeve është zbardhur dhe identiteti i një gruaje e cila ka marrë pjesë në disa nga grabitjet e kësaj bande.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close