Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

”Aldi” Gjermani: Pagesë edhe për qeset e vogla të frutave

ATSH-AFP/ – Gjiganti gjerman në fushën e tregtimit të mallrave me çmim të lirë ”Aldi” do të heqë nga qarkullimi qeset plastike nga raftet e frutave dhe perimeve për t’i zëvendësuar me qeska në material të riciklueshëm që do të tregtohen me një pagesë simbolike, një masë për të kontribuar në luftën për parandalimin e mbetjeve plastike.

‘’Duke nisur nga vera e 2019, qese me lëndë të para të riciklueshme do të jenë në dispozion me një çmim prej një cent në çdo market’’, njoftuan sot kompanitë tregtare ”Aldi Sud” dhe ”Aldi Nord” në një komunikatë të përbashkët.

Përdorimi i qeseve klasike plastike është zvogëluar ndërkohë në Gjermani pas faturimit në kasë.

”Por, përdorimi i qeseve falas si ato që janë në dispozicion në raftet ushqimore ka një ulje shumë të pakonsiderueshme”, sipas Ministrisë federale të Mjedisit.

Eksperienca ka treguar se bërja me pagesë e qeseve plastike në kasë ka ndryshuar sjelljen e konsumatorëve’’, sipas Kristina Bell, drejtoreshë tek ”Aldi”.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close