Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Ambasadori amerikan në Serbi ,Scott:Washingtoni nuk kontrollon atë çfarë bën Kosova.

Mediat njoftojnë se ambasadori amerikan në Serbi Kyle Scott ka deklaruar se një konflikt i ngrirë në mes Kosovës dhe Serbisë nuk është opcion i cili sjell stabilitet ,porse ky konflikt duhet zgjidhur për një të ardhme më të mirë.

“Serbia është përkushtuar me marrëveshjen e Brukselit që të përpiqet të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin, po ashtu edhe Kosova, e cila duhet të jetë qëllimi i të dyja palëve, gjë që sigurisht është synimi ynë”, tha Scott në një intervistë për Danas.
Ai ka hedhur poshtë spekulimet në lidhje me taksën në mallrat serbe se Prishtina ka mbështetjen e Washingtonit.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të qarta që nga fillimi se taksat nuk janë të dobishme dhe se ato janë një pengesë për kthimin e negociatave dhe duhet të shfuqizohen”, tha Scott, duke shtuar se megjithëse taksat janë pengesa për marrëveshjen, ato nuk janë aspak pengesa e vetme.

Ambasadori hodhi poshtë edhe ato se bashkësia ndërkombëtare nuk ishte e gatshme të shtyjë Prishtinën për të shfuqizuar taksën duke thënë se Washingtoni “nuk kontrollon atë që bën Kosova”./Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close