Advertisements

Ambasadori britanik në Serbi,Keefe:Kosova për Britaninë e Madhe është një shtet

Ambasadori britanik në Beograd ,Denis Keefe i cili është para largimit ka deklaruar për RTV e Vojvodinës se britanikët janë miq të Ballkanit dhe se Kosova për Britaninë e Madhe është një shtet.

I pyetur për të komentuar raportet e mediave se pas aksioneve të caktuara të policisë speciale të Kosovës në veri të kosovës qëndrojnë Keefe tha se “nuk flet për teoritë e konspiracionit” dhe i vlerësoi ato si “të pakuptimta”.

“Politika jonë rreth Kosovës është të mbështesim kthimin në dialog me ndërmjetësimin e BE-së. Ne jemi miq të Ballkanit, Kosova është shtet për ne, por ne themi se duhet të bisedoni dhe se zgjidhja arrihet përmes dialogut”, tha Keefe .

Ai tha se hyrja e Serbisë në BE është në interes të Beogradit dhe Londrës, pasi Britania e Madhe dëshiron një Ballkan Perëndimor “të qëndrueshëm, të begatë dhe të sigurt”.

Lidhur me tërheqjen e Britanisë nga BE (Bregzit), Kif tha se nuk ishte e vërtetë që vendi “po largohet nga Evropa”, se është anëtar i NATO-s dhe se “ai do të mbetet partner i të gjitha vendeve të BE-së dhe Ballkanit”./Pi

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close