Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Ambasadori Kosnett kërkoi angazhim të vazhdueshëm në grupin punues për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Përmes një njoftimi postuar në faqen zyrtare të tyre `Facebook`, Ambasada e Amerikës në Kosovë ka treguar se ambasadori amerikan Philip Kosnett, është takuar me zyrtarët e personave të zhdukur të Kosovës, të cilët ka përgëzuar për punën e tyre të deritanishme rreth misionit të tyre.

“Ambasadori Kosnett u takua me zyrtarët e personave të zhdukur të Kosovës për t’i përgëzuar ata për progresin e kaluar. Ata kanë mbyllur mbi 70% të rasteve të personave të zhdukur – një arritje e madhe. Në takimin e tij ai kërkoi angazhim të vazhdueshëm në grupin punues të kryesuar nga ICRC-ja për të mbyllur çështjen edhe të shumë rasteve të tjera, për të cilat ende pritet”.

Ndryshe, sipas të dhënave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, në Kosovë janë në evidencë edhe 1653 persona të zhdukur.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close