Advertisements
News and Magazine

Ambasadorja Çitaku:Daçiq pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit na ofendoi në prani të ndërkombëtarëve

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Citaku, e cila përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka treguar se çka ka ndodhur pas mbledhjes së sotme ku ajo u përplas me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq, për shumë çështje që kishin të bënin më Kosovën.

Kishte përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së OKB’së, dhe përballja si zakonisht e nxehtë, kur Daciq akuzon Kosovën, e Citaku i përgjigjet deklaratave të tij në prezencë të përfaqësuesve të tjera.

Citaku tregon se pas mbledhjes së KS të OKB’së, ajo dhe delegacioni kosovar po bisedonin me përfaqësuesit e SHBA’së dhe Britanisë së Madhe, kur bisedën e ka ndërprerë Daciq. Ai, sipas Ambasadores, ka ofenduar zyrtarët kosovarë, në prani të ndërkombëtarëve, transmeton Express.

“Pas seancës së Këshillit të Sigurimit, teksa delegacioni i Kosovës bashkëbisedonte me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Ministri i Jashtëm i Serbisë ndërpreu bisedën me ofendime tëe zhurmshme dhe të përsëritura”, ka thënë Citaku.

Sipas Ambasadores, kryediplomati serb është sjell sikur të ishte në kafene, e jo në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Duke u munduar të më denigroj mua personalisht si dhe Ambasadoren Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë ndërkombëtar, Z Dacië sillej ne selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene. Z. Dacic bën mirë të mendoj pak para se të veproj dhe te kujtohet se nuk është kafe e Shumadisë por ne Këshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara”, ka thënë Citaku.

Ndryshe, sot në Këshillin e Sigurimit, Daçiq akuzoi Kosovën se kanë sulmuar zyrtarin rus të UNMIK’ut në Veri. Çitaku nga ana tjetër tregoi se ai zyrtar rus e ka penguar policinë e Kosovës derisa po kryente një aksion kundër krimit të organizuar në disa komuna, përfshirë këtu edhe ato veriore.

Po ashtu Çitaku kërkoi që të përfundoi mandati i UNMIK’ut, pasi ajo e sheh të paarsyeshëm misionin e tij në Kosovë, pas pavarësisë. Daciq kërkon që UNMIK të qëndrojë sipas rezolutës 1244.

Çitaku i ka denoncuar në Këshill të Sigurimit deklaratat e kryeministres serbe Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se ‘shqiptarët vijnë nga mali’.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close