Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Arsim Bajrami largohet nga strukturat udhëheqëse të PDK-së

Arsim Bajrami dikur nënkryetar i PDK-së, përmes një publikimi në Facebook ka bërë të ditur se ka hequr dorë për tu bërë pjesë e ndonjë strukture udhëheqëse partiake në këtë subjekt politik

Bajrami tutje ka shtuar se duhet ta ketë një fillim dhe fund të arsyeshëm dhe të dinjitetshëm, për tu ofruar hapësirë gjeneratave të reja, ndërsa ka shkruar se do të vazhdojë të mbetët anëtar i thjesht dhe votues i PDK-së.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot po zhvillohet Konventa e IX Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe siç e kam njoftuar para disa ditësh, me një letër infomuese, Kryetarin z. Veseli, dëshiroj që edhe përmes këtij rrjeti social, të njoftoj me falenderim dhe mirënjohje anëtarët, simpatizantët, votuesit dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, për vendimin tim për të heq dorë nga çfardo propozimi apo nominimi për t’u zgjedhur në strukturat partiake. E vlerësoj lartë me mirënjohje, mbështetjen dhe besimin e anëtarëve, simpatizantëve e votuesve të devotshëm dhe strukturave e lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës, për mbështetjen dhe besimin e parazervë, për gati 20 vite, që si njëri ndër themeluesit e Partisë, më kanë besuar dhe zgjedhur në funksionet më të larta partiake, politike e institucionale. Konsideroj që tani pas, gati dy dekada, është e rrugës të ofrojë edhe një kontribut modest me shembullin personal, që angazhimi aktiv partiak e politik, duhet ta ketë një fillim dhe fund të arsyeshëm dhe të dinjitetshëm, duke ofruar hapësirën e nevojshme për gjeneratat më të reja, ndërsa do të vazhdojë të mbetëm një anëtar i thjesht dhe votues i PDK-së, dhe të ofrohem gjithnjë, më të gjitha kapacitetet, si zë i arsyes dhe këshillës e kritikës dashamirëse, të cilat jam përpjekur e angazhuar t’i promovoj, tash e gati dy dekada me radhë, në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës. Duke qenë krenar për bashkëpunimin që kemi pasur, uroj që Partia Demokratike e Kosovës, të zhvilloj një proces zgjedhor kredibil, legjitim dhe në frymën demokratike. Ju faleminderit për përkrahjen tuaj! A.B

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close