Advertisements

Astronauti i cili më 3 qershor të vitit 1965, eci për herë të parë në hapësirë.

Astronauti amerikan Edward White, doli nga sonda “Gemini” në një lartësi prej 216 km mbi tokë. I lidhur në anijen kozmike me një tub prej shtatë metrash që i siguronte oksigjen dhe komunikim, White përdori një mjet të veçantë dore për të manovruar në hapësirë.

Edhe pse dalja nga anija ishte parashikuar vetëm për 12 minuta, White, i kënaqur nga kjo eksperiencë, e zgjati ecjen në hapësirë deri në 20 minuta.

Drejtorit të udhëtimit në Hjuston iu desh ta urdhëronte astronautin të kthehej përsëri në anije. Ecja në hapësirë në 1965, tregoi se njerëzit mund të punonin në një mjedis armiqësor jashtë anijes së tyre të hapësirës.

Jo më shumë se dy vjet mbas kësaj ngjarjeje historike, Asronauti Edward White vdiq nga zjarri ndërkohë që përgatitej për një mision tjetër në hapësirë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close