Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës:Mbi 40% e remitancave në vendin tonë vijnë nga dy vende

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 40.4 përkatësisht 21.7 përqind e gjithsej remitencave. Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.7 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.

Llogaria financiare deri në shkurt 2019 shënoj bilanc prej 41.8 milionë euro (11.8 milionë euro deri në shkurt 2018). Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 44.7 milionë euro duke shënuar rritje prej 54.9 përqind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018.

“Në kuadër të strukturës së IHD-ve, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 41.2 milionë euro dhe shënoj rritje prej 21.1 përqind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerë prej 3.4 milionë euro (-5.2 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018)”, thuhet në raportin ‘Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (29.1 milionë euro), mirëpo krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018 kishte rënie për 5.7 përqind.

“Sektori i dytë për nga rëndësia ishte ai i shërbimeve financiare ku niveli i IHD-ve ishte 11.5 milionë euro apo 47.4 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018. Sa i përket origjinës së IHD-ve, Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD (10.3 milionë euro), pasuar nga Zvicra me 5.6 milionë euro, SHBA-të me 4.3 milionë euro, etj”, thuhet në raportin ‘Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close