Advertisements

Brenda njё brezi do ta sllavizojmё popullin shqiptar

Prof.Ass.Dr. Nijazi Halili

Shkaktarё tё armiqёsive nё luftёn e parё (ballkanike) shkruan raporti i Komisionit Ndёrkombёtar, kishin qenё vetё sllavёt e Ballkanit, jo vetёm me shkeljet, qё u kishin bёrё ligjeve ndёrkombёtare, por edhe marrёveshjeve tё ndryshme, qё kishin nënshkruar me njëri-tjetrin . “Ushtritё e rregullta serbe dhe malazeze ndёrmorёn dhe bёnё gjithçka, qё nga dita e parё qё pushtuan territorin shqiptar, qё t’i detyronin banorёt tё humbisnin kombёsinё, ose ta shtypte brutalisht racën shqiptare”. Shtëpi dhe fshatra tё tёra u shndërruan nё hi, popullsia e pafajshme dhe e paarmatosur u masakruan tej mase, akte tё pabesueshme dhune, grabitje dhe brutalitet tё çdo lloji – kёto ishin mjetet qё u pёrdorёn dhe po pёrdoren akoma nga ushtarёt serbo-malazezё, me synim qё tё transformojnë tёrёsisht karakterin etnik tё rajoneve qё banohen nga shqiptarёt. Kjo pёrbёn atё qё Komisioni Ndёrkombёtar e quan veçoria e dytё e Luftёrave Ballkanike, qё natyrisht ka lidhje me tё parёn: lufta nuk bёhet vetёm midis ushtrive, por midis vetё kombeve (nënvizimi im).

Meqenëse popullsia e vendeve qё do tё pushtoheshin e dinin nga përvoja se çfarё i priste nga ardhja e ushtrisë armike të vendeve fqinje, ata nuk prisnin deri sa tё vinte ajo, por largoheshin sa mё parё. Kёshtu fillon njё emigracion i vёrtetё masiv , një spastrim etnik i viseve të pushtuara.

Ballkani pёrfshihet nga “njё eksod“ i vёrtetё. Turqit largohen nga tё krishterёt, bullgarёt nga grekёrit dhe nga turqit, dhe grekёt nga turqit dhe bullgarёt, shqiptarёt nga serbёt; dhe nёse emigrimi nuk ёshtё i zakontё tek serbёt dhe bullgarёt, shkaku duhet kёrkuar nё faktin se kёto dy kombe, si tё thuash, nuk janё pёrleshur nё tokat e tyre.

Ata pёrdorin metoda tё tёrthorta tё cilat çojnё gjithashtu nё tё njёjtat pёrfundime, siç janё asimilimi dhe kthimi i fesё . “Brenda njё brezi do ta sllavizojmё  popullin shqiptar” sipas  (malazezёzëve dhe serbёve). Faktet e mёvonёshme vertetuan se kёto thënje ishin tё vërteta!

Anëtar i  rregullt i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York – USA

E hënë, 24 Qershor, 2019

/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close