Advertisements

BREZI I VITEVE TRIDHJETA

Periudha më e ndritshme e kulturës, politikës dhe historisë shqiptare padyshim se ngel periudha e viteve 30-ta të shekullit të kaluar, si vazhdim i suksesshëm i zgjimit kombëtar, i cili do të lë gjurmë të pashlyeshme përmes botimeve të ndryshme me karakter filozofik, politik, sociologjik, psikologjik e kulturor. Ndërkaq, ata që i dhanë vulën kësaj periudhe, si Mit’hat Frashëri, Gjergji Fishta, Faik Konica, Fan Noli, Eqrem Bej Vlora, Branko Merxhani, Mustafa Kruja, Mehdi Frashëri, Vangjel Koça, Tajar Zavalani, Krist Maloki, Ernest Koliqi, Nebil Çika, Safet Butka, Ismet Toto etj., akoma edhe sot e kësaj dite mbeten pishtarët më të denjë të shqiptarizmit.

Secili më i mirë se tjetri, ata patën një qëllim të përbashkët: ndriçimin e ardhmërisë së kombit shqiptar. Fatkeqësisht, e gjithë ajo që ndodhi me shqiptarët deri në ditët e sotme, tregon se ideali i brezit të atdhetarëve të viteve 30-ta, asnjëherë nuk u mor si program në rrugën e zhvillimit tonë. Një mohim i tillë jo vetëm që ishte fatal, por në ndërkohë u investua shumë që ajo periudhë thjeshtë të fshihet fare nga faqja e historisë sonë. Përfaqësuesit e periudhës së ndritshme të viteve 30-ta, edhe sot e kësaj dite mbeten jo vetëm në krye të shqiptarizmit, por mbetën edhe të papërsëritshëm. Historia shqiptare e dekadave të fundit kurrë më nuk regjistroi një brez të tillë aq të ngritur në aspektin kulturor, filozofik, sociologjik e politik. Fatkeqësisht…

Nga Shkelzen Halimi

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close