Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

ÇFARË THOT KUSHTETUTA E SHQIPËRISË

“I nderuar z. President, “Ju jeni garantuas dhe jo shkatrrues i sistemit “Kushtetues” të Republikes së Shqipërisë”, prandaj, për shkak të keqperdorimit të detyres dhe Institucionit më të lartë zyrtarë Kombëtar Shqiptarë, ska forcë dhe bazë ligjore që mund t’ju mbron!”

ARGUMENTIMI – ARSYETIMI:

Bazuar në Kushtetuten e Republikes së Shqipërisë, Presidenti, bazuar siç thuhet nga:

Neni 92

Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:

gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;

Por, nuk përcaktohet askund në Kushtetutë, se Presidenti mund të nxjerrë “Dekret të radhes nga Institucioni i tij, për të anuluar “Dekretin paraprak” të nxjerrur dhe të fuqizuar poashtu nga Institucioni që përfaqëson, duke përjashtuar Rastin, për të kërkuar një gjë të tillë me mirëkuptim dhe “Konsens në Kuvend”!

Sipas të gjitha gjasave, Presidenti i Republikes së Shqipërisë z. Ilir Meta, bëri shkelje ligjore në vendimet ambigue dhe, duke humbur neutralitetin e tij Institucional në mbështetje të një “Krahu të vetëm Opozitar” politik, duke sjellë rrezik të madh të një luftë të mundshme civile e vëllavrasëse.

Me një shkelje të tillë dhe kaq të dëmshme për Shqipërin të cilen e përfaqëson si President, meriton plotësisht akuzen për tradhëti të madhe dhe konspiracion kunder popullit shqiptarë, Shqipërisë dhe mireqënies e paqes dhe stabilitetit politik në vend, ku si rrjedhojë, Presidenti jo vetëm se duhet shkarkuar nga pozita e tij, por edhe duhet sjellë para drejtësisë vendore e Institucionale për shkatrrimin ekonomik e social dhe shtetit ligjorë të Republikes së Shqipërisë!

Nëse ju z President mendoni se keni baza ligjore, që ju mundëson Kompetencave tuaja të bëni veprime sipas qejfit tuaj, do t’ju lutesha ti cekni burimet ligjore!

Vetëm krijimi i rrëmujes me gjendje të jashtëzakonshme dhe i çfardo lufte në Shqipëri, ju vazhdon mandatin e Presidentit në mënyrë Arbitrare, dhe asgjë tjeter.

/Ismet Shabani

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close