Advertisements

Cilat janë 10 qytetet botërore me cilësinë më të mirë të jetës?

Nuk janë vetëm shtetet por edhe qytetet të cilat iu ofrojnë kushte maximale qytetarëve rezident për jetë më të mirë duke ua rritë kualitetin e jetesës.

Pra cili është ai qytet botror i cili i ofron kushtet më të mira për një jetë të tillë?
Sipas hulumtimit të Deutsche Bank nën titull Mapping the World’s Prices 2019,janë banorët e qytetit metropol zvicran Zürich të cilët kanë kualitetin më të mirë të jetës në botë!

Ky hulumtim përfshinte kostot dhe standardet e jetesës dhe e krahason cilësinë e jetës në 56 qytete të botës bazuar në faktorë të ndryshëm, si fuqia blerëse, siguria, kujdesi shëndetësor, shpenzimet e jetesës, përballueshmëria e strehimit, transportimi në punë dhe ndotja …

Dhe ndërsa qytetet amerikane dhe australiane ofrojnë një cilësi të lartë të jetës, disa nga qytetet kryesore evropiane nuk kanë shkuar mirë, shkruan portal i Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

Frankfurt, i cili ka kryesuar listën për pesë vjet, ra katër vende në atë të 13 këtë vit, ndërsa Paris ishte i 36-ti dhe Londra në 41-tin.

Kur bëhet fjalë për standardet e jetesës, qytetet më të vogla duket se kanë një avantazh mbi ato të mëdha.

Kështu, cilësia e jetës së Nju Jorkut mori vendin e 31-të.

Në tërësi, megapolisët me përjashtim të Tokios qëndrojnë në gjysmën e dytë të listës. Qyteti më i madh i Nigerisë – Lagos është në fund të listës, ndjekur nga Pekini dhe Manila.

Shihni listen e 10 qyteteteve që kanë cilësinë më të mirë të jetës:

1. Zürich, Zvicër

2. Wellington, Zelanda e Re

3. Kopenhagë, Danimarkë

4. Edinburgu, Mbretëria e Bashkuar

5. Vjena, Austri

6. Helsinki, Finlandë

7. Melbourne, Australi

8. Bostoni, SHBA

9. San Francisco, USA

10. Sydney, Australi

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close