Advertisements
News and Magazine

Dialogu Kosovë-serbi,Merkel e Vuçiq bisedojnë me telefon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se sot do të zhvillojë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku temë kryesore do të jetë Kosova.

Siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, bisedën me kancelaren gjermane presidenti serb e ka paralajmëruar të premten para gazetarëve në Bratisllavë, ku mori pjesë në forumin ndërkombëtar GLOBEC.

“Çfarë tjetër mund të jetë tema e bisedës, përveç Kosovës. Do ta pyes për përkrahjen dhe ndihmën e Gjermanisë dhe investimet gjermane. Por, sigurisht që tema do të jetë Kosova”, tha Vuçiq.

Biseda e Vuçiqit me kancelaren Merkel vjen pas takimit të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me kancelaren gjermane, të enjten në Berlin dhe para samitit të Parisit më 1 korrik.

Ndryshe , Presidenti serb Vuçiq dhe ai i Kosovës Hahim Thaçi janë takuar në forumin ndërkombëtar GLOBEC që po mbahet në Bratisllavë.

Vuçiqi ka thënë se është i gatshëm për çfarëdo lloj negociate me Kosovën, por me kusht që të hiqet taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close