Advertisements
News and Magazine

DIFERENCIMI (PARTIAK) I SHQIPTARËVE

Në periudhën komuniste, sidomos pas demonstrative të vitit 1981 në Kosovë, shqiptarët në hapësirat e ish Jugosllavisë, në veçanti ata në Maqedoni, iu nënshtruar një procesi të dhimbshëm, që njihej si proces i diferencimit. Ky diferencim kishte për qëllim të ndajë shqiptarët e ndershëm (që pajtoheshin me ideologjinë e partisë komuniste jugosllave) nga ata të pandershëm (pra që nuk pajtoheshin me partinë komuniste). Këta të fundit jo vetëm që e pësuan rëndë, por u detyruan që shpëtimin ta gjejnë në shtetet e Perëndimit.

Fatkeqësisht, shqiptarët akoma përballen me diferencimin, por tani ekzekutues të këtij procesi janë vetë shqiptarët. Logjika e kobshme “nuk je me ne, mbetesh pa punë”, jo vetëm që ka thelluar ndasitë ndërshqiptare, por ka shkaktuar ikjen masive të të rinjve, ku tjetër, pos në Perëndim. Shqiptarët u ndanë nga komunizmi, por jo edhe nga metodat primitive të atij regjimi. Shembulli i këtij konstatimi është procesi i diferencimit që vazhdon të shkaktojë trauma të shumta. Fuqia e librezës partiake si në kohën e komunizmit, si tani, është vendimtare për të ëndërruar një perspektivë, qoftë edhe të zbehtë.

/Shkelzen Halimi

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close