Advertisements
News and Magazine
Loading...

Share this:

Like this:

Dokument-Lulzim Basha nën hetim dyshohet për lobimin në Shtetet e Bashkuara nga një kompani ruse

Prokuroria urdhëron shoqërimin në prokurori të kryetarit të PD-së dhe dy zyrtarëve të tjerë nëse refuzojnë paraqitjen.

Një urdhër paraqitje është lëshuar sot kundrejt udhëheqësit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, bën të ditur gazeta “Illyria”.
Prokuroria e Tiranës e dërgoi shkresën në mesditën e datës 13 qershor.
Gazeta shqiptaro-amerikane, “Illyria”, siguroi nje kopje të shkresës së prokurorëve të çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj.
Nen hetim jane marre gjithashtu edhe ish sekretari i pergjithshem dhe ish deputeti Arben Ristani si dhe Ilir Dervishi ekonomist ne PD.

Kompania Biniata Trade ka perfituar shuma monetare nga PD per lobim ne SHBA.
Prokurorët e Tiranës regjistruan procedimin penal nr.645 të vitit 2018.
Pas përfundimit të fazës paraprake hetimore prokurorët gjetën elemente të veprave penale të kryera nga shtetasit Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.
Veprimet përfshinë marrjen e letër-porosisë nga autoritetet në SHBA.
Sipas prokuroreve mbeshtetur ne hetimet paraprake, shtetasit Basha, Ristani dhe Dervishi jane tashme persona nen hetim.

Në datën 17 qershor prokuroria e Tiranës pret t’ua komunikojë vendimin shtetasve Basha, Ristani dhe Dervishi.
Ata duhet të paraqiten në Prokurorinë e Tiranes, në orën 09:30, mbështetur në nenin 304/1, 308 te Kodit te Procedures Penale.

Urdhëri për paraqitje në prokurori, për udhëheqësin më të njohur të opozitës vjen në një kohë kur Shqipëria rrezikon të hyjë në një krizë të paparë kushtetuese, pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të anulluar zgjedhjet e 30 qershorit dhe reagimit të Kuvendit të Shqipërisë me vonën që anullon anullimin. Në mungesën e një Gjykate Kushtetuese funksionale, politika shqiptare ndodhet përballë një udhëkryqi historik.

Çfarë firmosi Lulzim Basha 1 vit më parë në kulmin e protestës së opozitës në bulevard me Nick Muzin për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Top Channel ka siguruar kontratën, por ende nuk është e qartë pse kompania Biniata Trade me lidhje ruse ka paguar 150 mijë dollarë lobistin që punonte për Partinë Demokratike, të cilën Lulzim Basha thotë se nuk e njeh.

Kjo është firma që Lulzim Basha hodhi më 22 Mars 2017, në një marrëveshje të kundërfirmosur nga lobuesi amerikan Nick Muzin. Demokratët ishin ende në kulmin e çadrës së protestës, kur Basha pajtoi një nga njerëzit pranë administratës Trump, për ta ndihmuar që të përcillte vizionin dhe qëllimin e Partisë Demokratike pranë liderëve politikë dhe të biznesit në Shtetet e Bashkuara.

Disa muaj më pas, në nëntor 2017, kur çadra ishte mbyllur, PD ishte futur në zgjedhje duke dalë humbëse ndërsa Basha ishte rikonfirmuar kryetar, Nick Muzin ishte paraqitur dhe njëherë pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë, për të sqaruar se për shërbimet ndaj demokratëve kishte marrë edhe një tjetër pagesë, prej 150 mijë dollarësh, nga firma Biniatta Trade.

Në dokumentin që Top Channel disponon, lobuesi i Bashës pohon se Biniatta, e ka kompensuar atë për aktivitetet e ndërmarra në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Por Lulzim Basha jo vetëm që mohon ta njohë firmën Biniatta Trade, por mohon edhe pagesën që Muzin thotë se ka marrë të saj në emër të demokratëve.

“Nuk e njoh fare Biniatën. Nuk i ka dhënë paratë për PD”, është shprehur Basha.

Mundësitë duken dy: Ose Nick Muzin ka gënjyer autoritetet amerikane duke rrezikuar ndëshkime të ashpra, ose Lulzim Basha nuk tha të vërtetën

Ndërkohë, investigimi i revistës amerikane Mother Jones tregoi se Biniatta Trade është në krye të një skeme firmash të ndryshme, që kontrollohen ose kanë lidhje me shtetas rusë.

/Ylliriapress

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close