Advertisements

Drejtorët e Doganave nga rajoni u takuan në Prishtinë

ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta mori pjesë në takimin rajonal informal të 4-të të nivelit të lartë të drejtorëve të Përgjithshëm të Administratave Doganore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Prishtinë.

Në këtë takim morën pjesë, Bedri Hamza, ministër i Financave të Kosovës, Ruairi O’Connell, ambasadori britanik në Kosovë, drejtorët e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Doganës së Maqedonisë së Veriut dhe Doganës së Malit të Zi.

Në fjalën e tij, drejtori i Doganave Shqiptare, Arlind Gjokuta, theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit në kohë reale mes strukturave doganore rajonale, si një shtyllë e fortë jo vetëm në ruajtjen e sigurisë, por edhe zhvillimin e një tregtie të pastër dhe të ndershme.

“Ky bashkëpunim do të na bëjë më të fortë në drejtim të luftës së përbashkët ndaj fenomeneve që shqetësojnë rajonin si terrorizmi, pastrimi i parave, lufta kundër trafikut të mallrave të ndaluara, kontrabanda dhe tregtia ilegale”, u shpreh Gjokuta.

Takimi i Prishtinës është i katërti i këtij lloji dhe vjen si vazhdimësi e takimeve rajonale informale të nivelit të lartë të drejtorëve të Përgjithshëm të Administratave Doganore të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6) – që janë organizuar më parë në Shkup, Tiranë dhe Podgoricë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close