Advertisements

Dy në tre persona i lexojnë lajmet në smart telefonë

ATSH-ANSA/ – Lajmet online lexohen edhe në ekranet e kompjuterave dhe tabletave, por media e preferuar është telefoni celular, sipas ”Digital News Report 2019”, që shqyrtoi 38 vende në gjashtë kontinente.

Studimi tregon se mesatarisht në botë dy njerëz nga tre (66%) lexojnë lajmet në smartfonët e tyre.

Në shumë vende, smartfoni është mjeti me të cilin mund të lexohen lajmet e para të mëngjesit.

Sipas studimit një në tre  persona (33%) lexon lajmin e parë në Facebook, 8% në WhatsApp dhe 5% në Instagram.

Në botë, tema e lajmeve të rreme që qarkullojnë në Facebook ka penalizuar përdorimin e mediave sociale si një burim lajmesh.

Përqindja e atyre që lexojnë lajmet nga Facebooku ka shënuar rënie në 36% (ishte mbi 40% në 2015), ndërsa përdorimi i WhatsApp rritet në 16% dhe ai i Twitter mbetet pothuajse i qëndrueshëm në 10%, ndërsa Instagram shënon rritje në 9%, Messenger 8%, dhe Snapchati me 3%./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close