Advertisements

Dy shtetet shqiptare në situatë shumë dramatike pa mediume profesioniste dhe të lira.

Çka ndodhë dhe si e ku ndodhë janë këto gjëra që mund të lexohen kudo. Pra, ngjarjet ditore përsëriten në gazeta të ndryshme, kuptohet, me dallime të holla, diku edhe shumë të trasha. Varet prej profesionalizmit dhe karakterit të gazetarit, mirëdashjes apo keqdashjes ndaj vendit dhe popullit që e informon apo e manipulon. Por shqiptarisë i nevojiten edhe shkrues të profesioneve frymëzuese/udhëzuese, që janë të kualifikuar të “zbulojnë” fshehtësitë dhe mundësit e trurit, aparatit qendror. Udhëzime- rekomandime se si të bëjmë diçka pozitive për vete-shoqërinë.

Dy shtetet shqiptare dhe trojet tjera gjenden në një situatë shumë dramatike (sidomos shteti amë) edhe për faktin se ne mesatarisht nuk kemi mediume profesioniste dhe të lira, as atje as në diasporë, me disa përjashtime nderi. Praktikisht, popullata është në terrin informativ, sepse përafërsisht kudo ku hynë dezinformohet me gjysmë të vërteta (nga pronarë të mediave dhe shkrues-folës me konflikt interesi), ashtu që qeveritarët dhe politik-bërësit analfabet-hajdut veç 30 vjet qëndrojnë në krye të shtetit; të njëjtët dylberë-fodullë, vetëm i ndërrojnë “vendet e punës”. Derisa në gjithë rruzullin tokësor, pothuajse të gjithë personat në postet më të larta të shteteve përkatëse kanë vdekur apo nuk janë më në politikë, në trojet tona sillen e mbështillen të njëjtët kalbësira, të cilët mendojnë se shtetin (vendin tonë të përbashkët) ua kanë dhuruar prindërit si trashëgim familjar, prandaj janë në gjendje të nisin edhe luftën civile nëse dikush ua kërcënon karrigen.

Mënyra se si njerëzit veprojnë zakonisht është rezultat i trashëgimisë gjenetike, edukatës familjare, ambientit, qëndrimeve, mendimeve dhe dëshirave./Aurel Dasareti

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close