Advertisements

E mbijetuara e dhunës Vasfije Krasniqi dhe përjetimet e saja të tmerrshme ,jehonë në Konferencën Globale Women Deliver në Vankuver

Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, znj.Vasfije Krasniqi-Goodman, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Globale Women Deliver në Vankuver, ka qënë e ftuar si folëse kryesore në dy evente të rëndësishme.

Në panelin e organizuar nga Save the Children, “Parandalimi i dhunës seksuale në zonat e luftës” ajo ka ndarë historinë e saj dhe betejën 20-vjeçare për drejtësi.

Ndërkaq, sot ajo pati rastin, me prezantimin e saj në Power Stage, të bëjë thirrje për mbështetje ndaj viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, në njohjen e këtij krimi si dhe vendosjen e drejtësisë. Vasfije Krasniqi-Goodman theksoi gjithashtu nevojën që të luftohet stigma dhe të përkrahen viktimat.

Pjesëmarrjen në Konferencën globale Women Deliver, znj.Vasfije Krasniqi-Goodman po e shfrytëzon maksimalisht për t’i vetëdijësuar aktorët global mbi rëndësinë e vendosjes së drejtësisë për 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Luftën e Kosovës.

Vlen të përmendet se, tashmë znj.Vasfije Goodman nuk përfaqëson vetëm 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, por me kurajon e saj, po ndihmon në kauzën ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte.

Autor: RTKlive

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close