Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Elbasani,qyteti i rrapeve 700 vjeçare

ATSH/ – Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Burimi i Bankës, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës, Ulliri i Qejfit, Parku Rinia, Rrapet e Busheku, Rrapi i Bezistanit, Selvia e Seltës, Kodra e Krastës etj…janë  disa nga zonat natyrore e  turistike të Elbasanit, në zemër të Shqipërisë, që të tërheqin jo vetëm për bukuritë që ofrojnë, por edhe për emrat e veçantë, të vendosur në shekuj nga vetë vizitorët.

Jo shumë larg qytetit ndodhet një  monument natyror që tashmë njihet jo vetëm nga të moshuarit, por edhe nga të rinjtë. Është “ Rrapi i Mansit”, një Pikë turistike me burime uji që frekuentohet nga qytetarët për argëtim ditor.  Emërtimi lidhet me itinerarin e rrugës “Egnatia”, në shekullin e II-IV, e cila mendohet se ka vazhduar në luginën midis Teqes së Madhe dhe Krastës.

Në këtë vend ka qenë edhe stacioni i pushtimit, i quajtur “ Mansio”. Prej këndej, pika mori emërtimin “ Rrapi i Mansit.”  Historikisht, për qytetin ka shërbyer si pikë dëfrimi, çlodhjeje, veçanërisht në festën e Ditës së Verës.

Si dru, rrapi nuk i ruan përmasat karakteristike për shkak të degaradimit, por mendohet se ka një moshë 605 vjeçare.

Rrapi  i Bezistanit, është edhe ai një tjetër monument natyror në qendër të qytetit, shumë pranë Portës së Kalasë. Emërtimi i tij lidhet me tregun e mbyllur, i quajtur “ Bezistan”, bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shekullin e XVII që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh.

Historikisht, “Rrapi i Bezistanit” ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit. Përmasat tregojnë se ka një moshë mbi 500 vjeçare.

Rrapi i Vojvodës, sërisht një tjetër monument natyror që ndodhet në të dalë të qytetit.

Emërtimin me termin “Vojvodë” lidhet me periudhën e sundimit osman dhe ka marrë emrin e komandantit ushtarak, mëkëmbës në perandorinë osmane. Vojvoda kryente detyrën e komandimit ushtarak e të sigurimit të qetësisë në qytet.

Rrapi shërbente si pikë kufitare për hyrjen e daljen në Elbasan. Si vend kryente funksionin e pritjes e përcjelljes së figurave, personaliteteve dhe delegacioneve në festa apo ngjarje të rëndësishme.

Rrapi shërbente  edhe si pikë takimi e drejtimi për karvanet që vinin nga fise të ndryshme të perandorisë. Përmasat e tij tregojnë se ka një moshë rreth 700 vjeçare./Miranda Sadiku

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close