Advertisements

Është hapur panairi i 21-të i librit në Prishtinë.

Me një ceremoni të veçantë është hapur panairi i 21-të i librit në Prishtinë. Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 9 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin përfaqësues të institucioneve, fytyra publike e shkrimtarë të shumtë.

Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se krejt ky organizim është meritë e Shoqatës së Botuesve.

Sipas tij, është jashtëzakonisht e mirëseardhur që edhe literatura angleze po gjen vend në mesin e librave që ofron panairi i librit.

“Ju ftoj të gjithëve që të vizitoni dhe të blini libra e të lexoni, sepse ky është themeli për një shoqëri të shëndoshë”, tha Ahmeti.

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi tha se është e jashtëzakonshme se si këtë vit Kosova feston 20 vjetorin e çlirimit të saj, derisa panairi shënon 21-vjetorin e tij.

Pas Tiranës, ai tha se panairi i dytë më i rëndësishëm është ky i Prishtinës.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Edon Zeneli, tha se mbajtja gjallë e panairit të librit në një vend të vogël si Kosova, përbën kryelajm.

Me këtë rast, ai ftoi që të veprojnë të gjitha institucionet e vendit që të rrisin vëmendjen e tyre për bibliotekat.

“Gjatë panairit do të kemi aktivitete të shumta, janë të pranishëm më shumë se 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, me mbi 1500 tituj të rinj. Për neve, përkundër sfidave, kjo përbën ngjarje jashtëzakonisht të madhe”, tha ai.

Shkrimtari, Fatos Kongoli, u shpreh i kënaqur që në panairin e librit do të takojë shumë lexues nga Kosova

“Unë i detyrohem shumë Kosovës sepse jam ndjerë i mbështetur nga lexuesit dhe shkrimtarët e Kosovës. Kështu që shpresoj që edhe kjo herë do të më jap kënaqësi shumë të madhe”, tha ai.

Ndërsa shkrimtari Juan Asensio, tha se ndjehet i nderuar që është ftuar të marrë pjesë në hapjen e panairit të librit në Prishtinë.

“Në pëlqeu shumë fakti që përmes përkthimeve keni një jetë kulturore shumë të pasur. I kam parë emrat e shkrimtarëve më të mëdhenj këtu”, u shpreh ai.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close