Advertisements

Është promovuar libri “Kamer e Murat Loshi në Histori e në Traditën Gojore”

Është promovuar libri “Kamer e Murat Loshi në Histori e në Traditën Gojore”, nga autori Bedri Tahiri, libër ky i cili u cilësua si i nevojshëm për të pasuruar historiografinë kosovare për sakrificën e heronjve.

Pjesë e këtij përurimi ishte dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se përmes veprave të tilla po përkujtohet sakrifica që është bërë për Kosovën.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se përveç sakrificës së popullit, tani duhet dhe mençuria e diplomacisë për të zhvilluar Kosovën.

“Përveç sakrificës të kombit tonë, duhet dhe mençuria e diplomacisë të cilën ne duhet të zhvillohemi tash e prapa. Si komb, si shqiptar në realitetin tona të ndara që na ka nda historia por ne bashkërisht nuk ndahemi asnjëherë si qenie kombëtare. Ne duhet të zhvillojmë, të bëhemi më të përgjegjshëm dhe më të fuqishëm shtetin tonë të pavarur dhe sovran Kosovën”, tha Veseli.

Ndërkaq, deputeti i Maqedonisë së Veriut, Ziadin Zela duke folur për dy personazhet e librit tha se sakrifica e Kamer dhe Murat Loshi janë mësim për gjeneratat e reja.

“Historia e shkruar e sakrificës të këtyre tyre heronjve tanë flet për shumë gjëra, këto libra janë për vuajtjen e këtij populli tonë që kanë duruar në mënyrë sistematike për shkak të ndarjes së disa shtete”, tha ai.

“Historia e shkruar e sakrificës së këtyre heronjve tanë në të kaluarën flet për shumë gjëra. Këto nuk janë libra për emra të përveçshëm, por janë raste konkrete për vuajtjen e një populli, për aspiratën për liri. Këto janë libra tek të cilët shihet qartazi cili është dhe çka ka qenë vuajtjet terrori dhe tmerri që ky popull dhe shqiptarët në përgjithësi kanë parë prej se janë ndarë në shumë shtete”, deklaroi Zela.

Recensenti i librit, Hamdi Thaçi tha se botimi i këtij libri është një moment i rëndësishëm, për arsye se janë ofruar të dhëna të shumta. Sipas tij, tash historiografia kosovare është me pasur për sakrificën e heronjve të Kosovës.

“Autori i këtij libri që po e përurojmë sot, na ka ofruar një mundësi me të dhëna të shumta, që ky libër të dëshmoj se historiografia shqiptare sot është më e pasur për një libër shkencor. Është më e pastër për një histori të veprimtarëve të lirisë”, tha ai.

Autori i librit, Bedri Tahiri u shpreh falënderues ndaj bashkëpunëtorëve dhe tha se si popull dijë të nderojnë  historinë.

“Një pjesëmarrje kaq e madhe tregon qartë se ne dijë të nderojmë ata që me gjak  betuan për liri. Andaj nuk thuhet kot se kush e nderon historinë e krijon ardhmërinë”, deklaroi autori, Tahiri.

Ky promovim i librit u bë në patronatin e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe u pa një interesim i madh i qytetarëve.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close