Advertisements
News and Magazine

Eurodeputetë polakë dhe austriakë :BE të hapë negociatat me Shqipërinë

ATSH/- Bashkimi Europian duhet të marrë parasysh rekomandimin e Komisionit Europian dhe të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaruan për median eurodeputetët e djathtë austriakë, Othmar Karas dhe Lukas Mandl, duke kërkuar që të mbahet premtimi.

Deputetët e Partisë Popullore Austriake, pjesë e grupimit të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian, deklaruan se “ne duhet të eksportojmë stabilitetin në mënyrë që të mos importojmë paqëndrueshmërinë”.

Deklarata e plotë e publikuar në median austriake “ Vienna International News”:

Pasi Komisioni i BE-së lëshoi një rekomandim për hapjen e bisedimeve të pranimit për të dy vendet e Ballkanit Perëndimor Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, parlamentarët europianë të Partisë Popullore Austriake (ÖVP) Karas dhe Mandl kërkojnë që të mbahen premtimet. Vendimi për fillimin e bisedimeve do të merret nga Shtetet Anëtare në qershor.

“Bashkimi Europian duhet të respektojë angazhimet e veta ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, prandaj është një hap i rëndësishëm dhe i drejtë për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pas një ekzaminimi te kujdesshëm, Komisioni Europian ka vendosur që këto dy vende të përmbushin kushtet për anëtarësim “, deklaron Othmar Karas, eurodeputeti, duke komentuar mbi rekomandimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat e pranimit për të dy shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Është e qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet vazhdimisht të zbatojnë reforma me një ndikim më të të gjerë, veçanërisht në fushën e drejtësisë, të drejtave themelore, mbrojtjes së pakicave, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, duhet të përmirësojnë dhe normalizojnë marrëdhëniet mes shteteve fqinje. Zgjidhja e mosmarrëveshjes mbi çështjen e emrit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ishte një shembull i shkëlqyer,” tha Karas.

“Por nëse veprojnë, Bashkimi Europian duhet të vendosë për perspektivën e pranimit të këtyre shteteve, vetëm në këtë mënyrë mund të përforcojmë përgjithmonë vlerat europiane dhe miqësinë e ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor Nëse nuk e bëjmë këtë, ndikimi i Rusisë, Kinës apo vendeve të tjera në lagjen tonë të afërt mund të kërcënojnë të fitojnë një terren më të fortë “.

“Ne duhet të eksportojmë stabilitetin në mënyrë që të mos importojmë paqëndrueshmërinë. Kjo moto e Komisionerit të BE-së Johannes Hahn duhet të vazhdojë të jetë objektivi i qartë i politikës së BE-së drejt Europës Juglindore”, tha Lukas Mandl, anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian në Kosovë.

“Për qytetarët e Kosovës, liria për të udhëtuar është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.

 

Poashtu edhe “27 eurodeputetë polakë mbështesin hapjen menjëherë të negociatave me Shqipërinë”

Polonia do të kërkojë hapjen menjëherë të negociatave me Shqipërinë.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e Sejmit (Parlamentit) të Polonisë, të kryesuar nga Ryszard Terlecki, Zëvendëskryetar i Parlamentit, dhe Kryetar i Grupit Parlamentar Poloni-Ballkan.

Kryetari Ruçi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer politik midis midis të dy vendeve, i konkretizuar në shkëmbime vizitash në nivelet më të larta të Kryeministres Beata Szydlo në Tiranë, në dhjetor 2016 dhe të Kryeministrit Edi Rama në Varshavë në dhjetor 2017.

Ai falenderoi Poloninë për mbështetjen e fuqishme të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe të rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave, lobimin me Grupin e Vishegradit, mbështetjen për Presidencën shqiptare të OSBE-së në vitin 2020, kërkoi mbështetje për kandidaturën e vendit tonë për anëtar jo i përhershëm i KS të OKB-së në vitet 2022-2023 si edhe për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare.

“Shqipëria dhe Polonia kanë një miqësi të hershme e bashkëpunim tradicional dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë ardhur duke u fuqizuar. Por ato mund të shkojnë më tej sidomos në fushat e ekonomisë, mbrojtjes e sigurisë, turizmit, arsimit, bashkëpunimit policor, infrastrukturës, transportit, teknologjisë së informacionit, bujqësisë, burimet natyrore, energjisë elektrike dhe të rinovueshme, hidrokarbureve, rrjetit hekurudhor etj. Kuvendi i Shqipërisë dhe Sejmi i Polonisë, si dimensioni parlamentar i bashkëpunimit dypalësh, do të nxisin qeveritë dhe sipërmarrjet të fuqizojnë bashkëpunimin e partneritetin, për t’iu përgjigjur ndjenjave dhe aspiratave të dy popujve tanë”, theksoi Ruçi.

Zëvendëskryetari i Sejmit (Parlamentit) të Polonisë, Ryszard Terlecki nënvizoi se delegacioni parlamentar polak ka ardhur në Shqipëri për t’i dhënë një mbështetje të hapur procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe për të nxitur Këshillin Europian të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë. “Sejmi dhe Qeveria e Polonisë kanë mbështetjen e të gjitha grupimeve politike për mbështetjen e politikave të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i Europës duhet të zhvillohet paralel, madje edhe si prioritet para forcimit të BE-së. 27 eurodeputetët polakë do të kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë që në mbledhjen e parë të Parlamentit Europian”, vuri në dukje Zëvendëskryetari i Parlamentit të Polonisë, Ryszard Terlecki.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close