Advertisements

Eurodeputeti bullgar Dzhambazki:Beogradi e Kominterni ,shpikën kombin maqedonas

Goce Delçev është një nga ata kryengritësit ballkanik i cili ka luftuar për shporrjen e otomanëve nga këto hapësira,por i cili nga maqedonasit konsiderohet si hero i tyre,gjë me të cilën nuk pajtohen fqinjët ,sidomos Bullgarët.

Deputeti i partisë bullgare VMRO-BND Angel Dzhambazki përsëri ka folur ashpër për tensionet që dolen pas mosmarrëveshjeve mbi kët figurë nga historia, Goce Dellçevin.
Sipas tij, deklarimi i presidentit maqedonas Pendarovski se Delçevi ishte bullgar, nuk duhet të konsiderohet si diçka e veçantë, sepse ai thjesht e tha të vërtetën historike.

“Ju nuk duhet të prisni lavde dhe urime kur thoni diçka të drejtë,” tha ai për “24 orë”.
Dzhambazki vuri në dukje se nuk mund të ketë mosmarrëveshje rreth nacionalitetit të Dellçevit.

“Nuk ka yshim. Ka pasur një falsifikim, të cilin për 70 vjet e përhapën Shkupi, Beogradi dhe këshilltarët e tyre nga Kominterni , mentorë të cilët shpikën kombin maqedonas “, tha deputeti.

“Delçevi nuk luftoi për pavarësinë ekurrfare Maqedonie, për të cilën foli Pendarovski”, theksoi Dzhambazki . Ai tha se qëllimi kryesor i themeluesve të VMRO-së (Maqedonia-Revolucionare e Brendshme) që Maqedonia, e cila në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Osmane, ishte për t’a bashkuar me Bullgarinë. Megjithatë, revolucionarët nuk mund të kërkonin drejtpërsëdrejti bashkimin, kështu që pyetja e parë që vinte në shprehje ishte autonomia e këtij territori. Vetëm në të tridhjetat e shekullit të kaluar filluan të flisnin për Maqedoninë me të vërtetë të pavarur si shtet.

“Dhe kjo në kontekstin e Kominternit,” tha i eurodeputeti bullgar.

Politikani përsëriti se për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-s, Maqedonia Veriore duhet “të pushojë të shtrembërojë faktet” dhe “të vjedhë historinë bullgare”. gjambaski përmendi termin „Srboman“ (termi përdoret në Bullgari, për serbët në Maqedoni).

“Ne nuk do ta lejojmë që një grusht „Srbomanësh “, i cili ka mbetur në Beograd dhe më pas u dërgua në Shkup për ta keqpërdorur situatën dhe të na ulet ne në kokë”, tha Dzhambazki .

/përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close