Advertisements

Folklori dhe kultura e Beratit prezantohen në Hungari

ATSH/ – Ansambli i Këngëve dhe Valleve Qytetare Beratase prezantoi me sukses artin dhe kulturën e qytetit përgjatë dy netëve të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik, të zhvilluar në Pech të Hungarisë.

Kënga dhe vallja qytetare beratase, nën drejtimin e drejtuesit të muzikës Albi Kadëna, koreografit Euklid Cakrani, regjisorit Shpëtim Dyrmishi, dhe drejtueses artistike, Migena Hoxha, u vlerësua dhe u duartrokit nga spektatorët e shumtë për interpretimin me nivel të lartë artistik.

Ansambli i Beratit u vizitua nga ambasadori shqiptar në Budapest, Arjan Spasse, i cili falenderoi bashkinë e Beratit për mbështetjen që u japin aktiviteteve kulturore.

Nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar Folklorik u zhvillua në qytetin hungarez, Kozármisleny. Edhe kjo natë ishte e suksesshme për ansamblin e këngëve dhe valleve të Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”, Berat.

Performanca e artistëve rrëmbeu duartrokitjet e shumta të spektatorit hungarez për lojën e bukur e dinamike të valltarëve dhe interpretimin profesional e me nivel artistik të këgëtarëve beratas.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close