Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Gjenerali Frank McKenzie:Irani “u zmbraps” nga një sulm kundër forcave amerikane

Komandanti i ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme, gjenerali Frank McKenzie, tha se Teherani u zmbraps nga një sulm i dukshëm kundër forcave të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Gjirit Persik, pas përforcimit të trupave amerikane atje.

McKenzie tha se Teherani vendosi “të tërhiqet dhe të rillogarisë” pasi bëri përgatitje për një sulm të dukshëm, por shtoi se ai është ende i shqetësuar nga potenciali i Iranit për agresion.

“Unë nuk besoj se kërcënimi është zvogëluar. Besoj se kërcënimi është shumë real”, tha McKenzie në Bagdad, gjatë një interviste me tre reporterë që e shoqëruan atë në një vizitë në rajon.

McKenzie, udhëheqës i Komandës Qendrore të SHBA-së, tha se nuk e përjashton mundësinë e kërkimit të trupave shtesë, për të forcuar mbrojtjen përballë kërcënimeve iraniane.

Ai nuk dha hollësi se çfarë lloj sulmi është pritur nga Irani, duke përmendur arsyet e sigurisë.

Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë përkeqësuar prejse Shtetet e Bashkuara, në maj të viti 2018, janë tërhequr nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015, midis fuqive botërore dhe Iranit.

Që atëherë, Uashingtoni ka rivendosur sanksione kundër Iranit, ka ashpërsuar retorikën kundër tij dhe ka forcuar praninë ushtarake në Lindjen e Mesme.

“Vlerësimi im është se kjo ka bërë që iranianët të zmbrapsen pak, por unë nuk jam i sigurt nëse kjo është një strategji e tyre”, tha McKenzie.

Megjithatë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ka marrë qëndrim të ashpër ndaj Iranit prejse është zgjedhur, shprehu gatishmëri për t’u takuar me udhëheqësit iranianë.

Duke folur pranë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, gjatë një ceremonie të enjten në Francë, Trump tha se sanksionet amerikane po e godasin ekonominë iraniane keq dhe ndoshta mund ta nxisin Iranin që të bisedojë.

“Nëse ata (iranianët) duan të bisedojnë, në rregull. Ne do të bisedojmë”, tha Trump.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se Teherani nuk do të “mashtrohet” nga oferta e negociatave e Trumpit dhe se nuk do të heqë dorë nga programi i tij raketor.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close