Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Gjenialiteti ushtarak i Gjergj Kastriotit!

Për madhështinë e Gjergj Kastriotit, deri më sot, kanë shkruar qindra autorë të ndryshëm, qindra libra e kompozime të ndryshme, ashtu edhe kryesisht në vendet Europiane, ka sheshe, rrugë, përmendore në kujtim të tij. Ushtarakët më të mirë të botës, të mëpasëm, do ta kenë si udhërrëfyes gjenialitetin ushtarak të Gjergj Kastriotit. Shiko p.sh: në Britani të Madhe, Francë, Itali, por edhe vetë sulltanët Osman ishin të frymëzuar nga “Luani i Arbërorëve”!

Mjafton të krahasohet vetëm disa elemente që i dhanë Lavdinë e Përjetëshme Gjergj Kastriotit:

  1. Numri i ushtarëve të tij, përballë ushtrive osmane, në çdo betejë Ushtria Arbërore nuk kishte më shumë se 15.000 ushtar( në tërësi), derisa ushtritë osmane llogaritnin mbi 100.000 deri 250.000 ushtar! Një ushtar Shqipëtar luftonte në çdo betejë kundër osmane me së paku 8 deri në 300 ushtar turq.
  2. Numri i të rënëve të Ushtrisë Arbërore, kurrë nuk shkonte në një mijë ushtar, derisa ushtritë osmane humbnin në çdo betejë kundër Arbërorëve, nga disa mijëra deri në dhjetra mijëra ushtar!
  3. Histortë ushtarake, tregojnë që në çdo rast kur ka patur tradhëti nga figurat më të larta, armiku gjithmonë ka arritur të fitonte! Gjergj Kastriotin edhe pse e tradhëtoi Mojsi Golemi, Hamza Kastrioti, në asnjë rast armiku nuk arriti ta fitonte as edhe një betejë!
  4. Në histori dhe historinë ushtarake nuk ka raste kur një shtet të arrinte t’i bënte ballë njëkohësisht dy Superfuqive të kohës, në vitin 1448 Ushtria Arbërore njëkohësisht mposhti ushtritë Venedikase dhe ushtritë Osmane!
  5. Në maj 1453, Sulltan Fatihu pushtoi Konstantinopojën, derisa Krujën tentuan ta pushtonin në Rrethimin I më 1450( pa topat e mëdhej Osman); në Rrethimin II më 1466( me topat e mëdhej Osman); në Rrethimin e III më 1467( me topat e mëdhej Osman).1 Etj.

Sipas burimeve historike, mesatarisht Ushtria e Gjergj Kastriotit, vrau mbi 150.000 ushtar  osman, prej tyre vetë Gjergj Kastrioti në  beteja vrau mbi 3000 ushtar  osman. Ushtria e Gjergj Kastriotit kishte Gardën Pretoriane me 5.000 djem më të  ushtruar për kohën dhe me ushtrinë  “ushtar për oxhak” që  ishin deri 15.000 ushtar.

1 Sa për kuriozitet, Konstantinopoja ishte thyer vetëm nga tre topa të mëdhej, derisa në Rrethimet e Krujës( Rrethimin II dhe III), janë përdorë nga 6 dhe 9 topa të mëdhej, të njejtë me ata të përdorur kundër Konstantinopojës dhe nuk patën sukses!

 Sa për kuriozitet, Konstantinopoja ishte thyer vetëm nga tre topa të mëdhej, derisa në Rrethimet e Krujës( Rrethimin II dhe III), janë përdorë nga 6 dhe 9 topa të mëdhej, të njejtë me ata të përdorur kundër Konstantinopojës dhe nuk patën sukses!

Në çdo betejë një ushtar Shqipëtar  luftonte përballë 8 deri 300 ushtarëbe osman!
-Beteja e Torviollit (22.000 ushtar osman të vrarë) dhe disa mijëra robër lufte;
-Beteja e parë e Mokrës (1500-1800 ushtar osman  të vrarë);
-Beteja e Otonetës (5000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e parë e Oranikut (3000 ushtar osman të vrarë);
-Rrethimi i Svetigradit (20.000-22.000 ushtar osman të vrarë);
-Rrethimi i parë i Krujës (20.000-25.000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e Modriçit (7000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e parë e Meçadit (7000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e Pollogut (3000-3500 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e Beratit (500 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e dytë e Oranikut (500 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e Albulenës (30.000 ushtar osman të vrarë) dhe 15.000 robër lufte;
-Beteja e dytë e Mokrës (4000 – 6000 ushtar osman  të vrarë);
-Fushata e Skenderbeut në Maqedoni (12.000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e Ohrit (10.000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e parë e Vajkalit (4800-5000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e dytë e Meçadit (7000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e dytë e Vajkalit (6000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e Kasharit (25.000-27.000 ushtar osman të vrarë);
-Rrethimi i dytë i Krujës (2500 deri në 4000 ushtar osmanë të vrarë);
-Rrethimi i tretë i Krujës (3500 ushtar osman të vrarë);
-Rrethimi i Shkodrës (20.000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja Shqiptare kundër Osmano/Venecianët (2500 ushtar osman të vrarë dhe 600-800 ushtar venecianë të vrarë);

Fushatata në Napoli( rreth 1800 ushtar armiqë të vrarë);

Fushata ndëshkuese kundër Brankoviqit (mbretit serb), deri në 1500 serb.

Asnjë prijës ushtarak në historinë botërore nuk mund të kishte ndikim frymëzues, motivues për ushtaraët e tij, popullin e tij sesa Gjergj Kastrioti. Populli Shqipëtar me rastin e kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit, e kishin kuptuar që vetëm Ai ishte Ushtria dhe Ushtria Arbërore pa të nuk mund të ishte asgjë!

Në çdo Luftë për Liri, që bëmë Shqipëtarët, luftëtarët Shqipëtar frymëzim, motivim patëm vetëm Prijësin më Madhështor të Kombit tonë!

Më:10.06.2019

Autor:Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close