Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Heronj të kujt janë Skifter e Kastriot Arifi?Pse familja Arifi ,injorohet nga Aparatçikët e Pushtetit?!

Do isha përgjigjur menjëherë në pyetjen e shtruar në titullin e këtij sjhkrimi.Bastardët e këtij pushteti e injorojnë familjen Arifi,ngase kjo familje asnjëhere dhe kurrë nuk ka qenë servile e ndonjë pushteti.As në kohën e krajlit,e as të Titos e as në kohën e pushtetarëve të pasluftës.Dhe ta keni me dije nuk e kemi ndërmend të bëhemi servilët e asnjë pushteti kurrë.Ne do jemi vetëm shërbëtor të këtij populli për jetë ,sikur kemi qenë gjithmonë deri më tani.

Lutfi Haziri dhe vartësit e tij e dinë shumë mirë ,sidomos ai ngase është nga një katun fare pranë nga katuni nga vijmë ne si familje,çfarë kem i bërë ne për këtë tokë e lirinë e saj.mund të iu duket jo modeste kjo por ,mjerisht më duhet ta theksoj për t’a kuptuar edhe ndonjëri që nuk e ditka këtë.

Ai ,Luta e di se babai i tij është shpallur hero nga Thaçi veçse nuk e di se përse babai im Ibrahim Arifi nuk është shpallur!

Ibrahim Arifi,tani 80 vjeçar një aktivist i orëve të para dhe të mbrama për lirinë e Kosovës,pa u ndalur kurrë,pa iu ndarë kurrë aktivitetit për shkëputjen e Kosovës nga zgjedha serbe që nga sjellja e literaturës anti-shtetrore ,veprmtar i Lëvizjes, i Komitetit për Informim ndërkombëtar,në Trepërqindsh,Vendlindja thërret,mbledhës ndihmash e shërues i shqiptarëve të plagosur nga policia serbe…këto të cilat kanë rezultu të jetë i ndjekur nga pushteti i atëhershëm serbo-jugosllav ,ikur sikur shumë veprimtar në perëndim ,për të mos patur mundësi t’i shoh fëmijët e tij duke u rritur përgjatë një dekade.Ai për këtë periudhë kohore asnjëhere nuk mundi të vijë në shtëpinë e tij në Gjilan ngase ishte i kërkuar për t’u burgosur.

Këto dhe shumë të tjera i di Luta ,por nëse nuk i di mund të pyes popullin.Ky ishte sa për një krahasim të lehtë për Lutën dhe të tjerët duke shprehur tërë mllefin tim personal dhe të të tjerëve për injorimin total që vjen nga pushteti dhe të gjitha subjektet politike që i bëhet familjes sonë.

Dhe ju të gjithë e dini se kjo që shkrova për Ibrahimin është vetëm një episod i vogël i asaj që kjo familje në tërësi ka bërë për këtë shtet dhe për këtë liri që ju tash po e gëzoni.
Për të mos i përmendur të gjitha se nuk i nxë këtu,këto i din edhe populli por për çudi nuk po reagon për t’i mbrojtur heronjtë e vet;kjo familje që nga lufta kundër Bullgarëve e Turqëve e më tutje kundër dëpërtimeve serbo çetniko-partizane nuk e ka ndalur kurrë luftën.

Hajde këto nuk i ditkënit se ka kaluar shekulli por heronjtë e fundit dhe gjakun e freskët dhe sakrificat të dhënë për lirinë e trojeve shqiptare nga bijtë dhe bijat e kësaj familje pse i harruat.Deri ku shkon injorimi i kësaj familje nga pushtetarët.Si ka mundësi që ju keni harruar përveç burgjeve që pjestarët e kësaj familje mbajtën nëpër kazamatet e ish Jugosllavisë e serbisë,(Milazimi,Hetemi,Jetullahi,Ilmiu,Vasufi…) e që ishin vite dhjetra vjeçare të rënda ,edhe përjetimet e tjera leçitjes,përjashtimet nga shkollat e fakultetet dhe nga e drejta për t’u punësuar ,edhe heronjtë!???

Të kujt janë heronjtë e kësaj familje,Skifter Arifi,Kastriot Arifi,Dritoni ,Ademi…?!!?Pse ju nuk patët kurajon që të paktën edhe Skifterin dhe Kastriotin t’i radhitni në mesin e të merituarëve të Gjilanit për lirinë e këtij populli.Pse jeni mkaq injorant ,apo pse jeni kaq të liq dhe po na injoroni gjithandej!?

Ju nuk na ftuat ne as kur mbanit tubime me familjarë të heronjëve,ju e injoruat edhe axhen Hetë kur ishte në gjendje të rëndë në spital,ju na injoruat edhe në manifestimin e vendosjes së shtatores së Idriz Seferit edhe pse ju e dini se ne jemi lozë seferësh e tij,ju nuk u lodhët kurrë të keni mendjen për gjendjen e kësaj familje (edhe pse nuk e kemi të nevojshme ),ju e injoroni idenë popullore të ia vëni emrin e Skifter Arifit shkollës fillore ku ai mësoi,por më mirë iu duket ta mbajë një emër të ish bashkëpunëtorëve të atyre që na shkelën për një shekulli.

Se kuptoj se si mund të jeni kaq injorues ndaj kësaj familje dhe të mos i shtoni listës së meritorëve edhe emrat ekëtyre dy heronjve të kësaj familje,Skifterit dhe Kastriotit në pllakatën para zyreve të Lutfi Hazirit e cila ishte vendosur në shenjë shënimi të 20 vjetorit të çlirimit nga Serbia!
Ju po na injoroni ,dhe nuk ia kam arritur të i numroja të gjitha se nuk ka mundësi ,por ju e dini të gjithë se po shkelni në sakrificën dhe gjakun e kësaj familje me dy këmbët.Mos iu qoftë për nder!!

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close