Advertisements

Historiku i zanafillës së Shkodrës

Në kohën kur popullsia ilire e territorit shqiptare kishte arritur zhvillimin më të lartë ekonomik e kulturor, në vitin 181 para Krishtit behet Kryeqytet i Mbreterise Ilire.
Me ndarjen e Perandorisë Romake, Shkodra, sikurse e gjithe Ilirija e Jugut, kalon nën kontrollin e Bizantit, por vazhdoi të varej nga Kisha Katolike e Romës.

Duke përballuar pushtimet e shumta të barbarëve, që pushtuan territoret shqiptare ndërmjet shekujve XI-XIV, Shkodra përjeton edhe një periudhe vetëqeverisjeje.
Në vitin 1040 qyteti u bë kryeqendra e Zetës, qendër e rendësishme, komune autonome me institucione të zhvilluara. Ajo në vitin 1360 bëhet kryeqendra e shtetit feudal të familjes Balshaj. Po në këtë kohë rikonstruktohet Kështjella legjendare dhe qyteti merr emrin Scutari.
Në vitin 1396 qyteti antik do të pushtohet nga Venediku, sundimi i të cilit u ndërpre nga një varg kryengritjesh te popullsise.

Kështjella Rozafa është monumenti historik me i vjetri, e cila filloi të ndërtohet në shek V-IV para Krishtit ndermjet lumit Drin dhe Buna. Ajo është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushën bregdetare, hyrjen në liqenin e Shkodrës si dhe kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit në Lindje. Kështjella ka një histori të gjatë luftarake dhe te lidhur me qytetin e Shkodrës ka një gojëdhënë popullore.

Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijne rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).
Kisha me e vjetër në Shkodër është ajo e Sh’na Ndout dhe Kisha e Shën Kollit, në anën tjetër të Bunës.

Nuk ka ndonjë dokument konkret, për të argumentuar të dhënat e ndërtimit të Kishës së Zojës së Këshillit të Mirë, që njihet si Pajtorja e Shqipërisë. Por nga brezi në brez besimtarët katolik kanë mbajtur gjallë me veneracion bindjen në mrekullinë e datës 25.04.1467, ku këtë ditë figura e Zonjës se Shkodrës, që gjendej në një afresk të Kishës në fjalë, u shkeput nga vendi dhe e ndjekur prej dy katolikëve shkodranë të quajtur De Xhorxho dhe De Skavis, shkoi e zuri vend në Kishën e Genazzano (në Itali).
Karnavalet në Shkodër festohen që para ardhjes së pushtuesve osman.
Në 1499-1500, ndërtohet Ura e Bunës nga osmanët. Thuhet se ka qenë ndertuar një tjetër më parë përballë ish Fabrikës së Çimentos, por se kur nuk dihet.

Që në vitin 1565 Shkodra do të ketë Shtypshkronjë. Në shek XVII ne Shkoder ndertohet rruga “13 Dhjetori” nen ndikimin venecian.
Në 1718 Shkodra do të ketë 7 selite e konsullatave të Fuqive të Mëdha të Evropës. Si port përdorej Oboti e Ulqini e me vonë Shën Gjini. Në vitet 1757-1831 Shkodra është nën sundimin e Bushatlinjve. Familja feudale shkodrane e qeverisi pashallekun e Shkodrës në formën e një dinastije të trashiguar thuajse të pavarur.

Në 1807-1809 ndërtohet Bexhisteni, i cili përmbante 2.500 dyqane të stilit persian (iranian). Pazari i Vjetër ishte një kompleks i rëndësishëm i ngritur përbri kodrës mbi të cilën ngrihet kalaja Rozafa, dhe ku ushtroheshin rreth 80 lloje zejesh. Afër Pazarit ekzistonte një molo në lumin Bunë, ku akomodoheshin barka e anije të vogla ndërmjet të cilave Shkodra dhe Pazari i saj lidheshin me Adriatikun.

Rreth viteve 1840 ngrihet ndërtesa e bibliotekës se Bushatlinjve. Biblioteka kishte afro 3 000 volume teologjike, jurisprudence, tekste shkencore, filozofike astronomike e deri në ekzemplare. Libra me vlera u grumbulluan me vonë edhe nga bibliotekat e urdhrave katolike Jezuite e Françeskane. Po këtë periudhë u themeluan shoqëritë letrare, kulturore e sportive si “Bashkimi” dhe “Agimi”.

Arkitekti, piktori Pjetër Marubi fillon punimet e tij te para fotografike ne vitet 1858-1859. Ai lidh miqesi me familjen e Rrok Kodhelit, fshatar nga Kodheli i Zadrimes. Djemte e Kodhelit, Matia dhe Mikeli, te apasionuar pas fotografise do te drejtojne punimet fotografike ne vitet e me vonshme dhe do te njihen me mbiemrin Marubi. Ne 1970 fototeka e pasuruar prej 150.000 negativesh iu dhurua shtetit.

Me 7 prill 1858 themelohet Katedralja e Shkodrës, një ndër objektet kristiane më të bukra në Ballkan asokohe.
Fillimet e institucionit te Bashkise ne Shkoder datojne ne vitin 1865. Ne fillim u quajt “Beledie” deri ne vitin 1913, prej ketij viti e deri me 1920 “Perlimtare” dhe me pas Bashki.

Shkodra ne vitin 1870 kishte 50.000 banore. Ne vitin 1875 fillon ndriçimi i rrugeve naten me llamba vajguri nga Bashkia e Shkodres. Deputetet e pare shkodrane nisen ne parlamentin turk ne vitin 1877 jane: Jusuf Podgorica, Selim Gjyrezi, Ejll Paloka dhe Filip Risto Vuçkoviq. Ne vitin 1878 ngrihet ne Shkoder banda e pare muzikore e vendit. Po kete vit hapet shkolla e Jezuiteve e para per popull.

Themelohet ne 1880 Muzeu i Jezuiteve, i cili ishte i ndare ne disa seksione me permbajtje shume interesante e teper te hershme.
At Shtjefen Gjeçovi, diletanti i arkeologjise, i cili ka qene edhe mbledhes dhe perpiluesi i Kanunit te Leke Dukagjinit, themelon Muzeumin e Françeskaneve ne vitin 1890.

Sahati i Inglizit, objekt historik i periudhes se aristokracise mesjetare, eshte ndertuar me fondet e Lordit anglez Paget, i ardhur ketu rreth çerekut te fundit te shek XIX .
Ne Shkoder ne vitin 1890 ndertohet “Teatri i Kolegjit Saverian”.
Qyteti me 1 qeshor 1905 perjeton ngjarje katastrofale nga termeti qe shkaktoi deme te medha, vdesin 159 vete dhe plagosen 250 te tjere. Lekundjet do te zgjasin afro nje vit. Lagjet e vjetra pothuaj u sheshuan, permbyten shumica e tokave.

Shfaqja e pare kinematografike ne Shqiperi njihet ne Shkoder ne vitin 1912 nga Kol Idromeno. Shkodra ka ne vitet 1913-1914 shkollen e pare laike. Po ne nentorin te ketij viti ngrihet per te paren here flamuri Kombetare ne bashkine e vjeter. Ne 1913-1914 qyteti administrohet nga fuqite e medha, nga komisioni Nderkombetar. Po kete periudhe u themelua seminari Jezuit dhe kuvendi françeskan, me mbeshtetjen e klerit katolik.

Shkodra, si qytet i lashtë përkrah disa qyteteve te rëndësishme te Bashkanit dhe Europes, ka luajtur nje rol ekonomik, politik dhe kulturor shume dimensional, qe duket nga burimet e ndryshme qe citova pak me lart. Shkodra e Gentit dhe e Teutes eshte sot per ne shqiptaret ndera dhe krenaria e perhershme, perpara se ciles une dhe te gjithe shqiptaret perulemi me respekt te thelle.

Publikuar më parë në http://www.goproshkodra.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close