Advertisements

Jamie Shea:Shtetet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të aleancës së NATO-s.

Jamie Shea, zëdhënës i NATO-s gjatë kohës së fushatës ajrore të pranverës së vitit 1999, në një intervistë ekskluzive për RTKLive, ka thënë se Shtetet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të aleancës së NATO-s.

“Nuk do të ndodhë aq shpejt sa dua unë, por do të ndodhë. Shembujt e Malit të Zi dhe të Maqedonisë Veriore tregojnë se dera e NATO-s është e hapur. Përjashtim përbën Serbia që aktualisht nuk kërkon anëtarësim në NATO, por që është duke negociuar hyrjen në BE. Andaj është në rrugë për t’u bërë vend i vërtetë evropian dhe është duke bashkëpunuar me Aleancën në shumë stërvitje të përbashkëta dhe në kurse trajnuese. E në afat të gjatë, kurrë s’duhet thënë kurrë!”, tha ai.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close