Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Japonezet nuk duan të shkojnë me taka të larta në punë

ATSH-AFP/ – Mijëra gra japoneze i paraqitën një peticion qeverisë, në formë proteste për të mos i detyruar të veshin këpucë me taka të larta në punë.

Iniciatore e fushatës #KuToo ku luhet me kuptimin e fjalëve kutsu (këpucë – japonisht) dhe kutsuu (dhimbje – japonisht) ishte aktorja Yumi Ishikawa, e cila brenda një kohe shumë të shkurtër mori mbështetjen e 19 000 personave në web.

Aktivistet theksojnë se është pothuajse e pamundur të heqësh nga këmba takat e larta që kur nis të kërkosh një vend pune dhe më pas nëse pranohesh të punosh në një zyrë.

”Sot, ne depozituam një peticion me kërkesën për hartuar një ligj që u ndalon punëmarrësve për të detyruar gratë të veshin taka, pasi është diskriminim seksual dhe përbën një shkelje të të drejtave të individit’’, deklaroi për median pas takimit me disa zyrtarë të Ministrisë japoneze të Punës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close