Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Jens Stoltenberg nga Tirana : E papranueshme dhuna politike, bie ndesh me vlerat demokratike

/ATSH/- Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, deklaroi sot në Tiranë se “dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike, është e papranueshme”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Stoltenberg, theksoi se “i bëj thirrje sot aktorëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe me vetëpërmbajtje dhe të tregojnë konsensus politik të nevojshëm për të vazhduar në rrugën tuaj e angazhimit tuaj euroatlantik dhe për të zgjidhur çdo diferencë që keni vetëm përmes dialogut dhe proceseve të vendosura politike”.

Sipas tij, kjo kontribuon për një të ardhme më të mirë për popullin e Shqipërisë dhe gjithë rajonin.

NATO, vijoi ai, është aleancë e vendeve demokratike dhe në demokraci do të ketë mendime të ndryshme , debate kjo nuk është dobësi, është në themel të asaj që e bën demokracinë të fortë.

“Ne festuam 70 vjetorin e themelimit të NATO-s dhe 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. E çmoj këtë rast të jem me ju për të shënuar këtë përvjetor të shquar me ju. Që nga momenti që hytë në NATO Shqipëria ka qenë e angazhuar dhe një anëtare e vyer e NATO-s. Forcat e Shqipërisë kanë shërbyer në misionin tonë në Letoni. Dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarët trima shqiptarë që humbën jetën në aksidentin tragjik muajin që shkoi. Ngushëllimet më të thella shkojnë për familjet e tyre dhe popullin shqiptar”, – theksoi Stoltenberg.

Kreu i NATO-s u shpreh se “trupat tuaja kanë ndihmuar në stabilitetin në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar me trupa në misionin tonë në Afganistan. NATO është e angazhuar gjithashtu për sigurinë e Shqipërisë dhe kemi investuar 51 milionë euro për të modernizuar objektet ekzistuese në bazën ajrore duke përfshirë edhe projekte për logjistikën, të cilat do të na ndihmojnë të jemi më efikasë , më elatsikë dhe më të sigurtë”.

Sipas tij, kjo tregon sesi NATO përmes programeve të investimit po modernizon dhe investon forcat ajrore në vendet anëtare siç po bën në Shqipëri.

“Përmes punës së madhe Shqipëria po jep shembullin e saj në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Komisioni Europian ka rekomanduar që BE të hapë bisedimet për hyrjen e e Shqipërisë në BE dhe është e rëndësishme që ky progres të vijojë”, -tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, tha gjithashtu se “jam shumë i kënaqur që jam këtu dhe ju falënderoj për angazhimin e fortë të Shqipërisë ndaj aleancës tonë dhe për angazhimin tuaj personal për udhëheqjen tuaj të fortë politike nën drejtimin e Shqipërisë në rrugën euroatlantike .

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close