Advertisements

Jozefina Topalli e ashpër:Një demokrat nuk djeg as mandate dhe as shkolla, nuk hedh molotov dhe nuk ka as frikë nga zgjedhjet.

Ish-deputetja demokrate Jozefina Topalli në zonën e Shkodrës, një ndër figurat më kryesore të PD-së në kohën kur drejtohej nga Sali Berisha thotë se djegia shkollës nuk është historia e Shkodrës.

Ajo thotë se një demokrat nuk djeg as mandate dhe as shkolla, nuk hedh molotov dhe nuk ka as frikë nga zgjedhjet. Ajo bën një paralelizëm me qëndrimin e demokratëve në ’97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.

Topalli thotë se Partia Demokratike ka lindur si një ëndërr e lirisë dhe e të drejtës për të votuar.

“Djegia e shkolles nuk eshte historia e

Shkodres.
E kunderta eshte historia e ketij qyteti.
Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada.

Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.

Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.

Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.

Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.
Shqiptaret duan paqe.

3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 veteve”, shkruan Topalli./a1-al.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close