Advertisements

Katedralja e Artanës-Artana Cathedral.

Kisha me përmasa më të mëdha në Artanë është e ashtuquajtur Katedralja e cila mendohet të ketë qenë Katedrale Katolike. Gërmadhat e Katedrales së Artanës gjenden në veri-lindje të kompleksit të Kalasë së Artanës dhe i takon kohës së Mesjetës, përkatësisht shek. të XV. Ky monument, sa i përket formës së ndërtimit i takon stilit romanik.

Dimensionet e planimetrisë janë 30.7 metra në gjatësi dhe 23.4 metra në gjerësi. Hulumtimet arkeologjike që janë bërë gjatë viteve 1956-57 kanë zbuluar gjurmët e një kishe më të vjetër nga shek. XIV dhe varret e vjetra mesjetare. Pra, para se të ndërtohej katedralja ishte një kishë e vogël dhe rreth së cilës ishin vendosur varrezat. Më vonë gjatë shekullit XV Dubrovnikasit, në vendin e kishës ndërtuan katedralen duke e ngritur një metër mbi muret e kishës së vjetër. Një kohë këtu ishte edhe selia e kishës katolike apo selia e ipeshkvisë. Ekzistojnë të dhëna se këtu ka shërbyer edhe Pjetër Pogdani. Artana në qershor të vitit 1455 u pushtua nga Perandoria Osmane dhe shumë objekte më pas, u dëmtuan ose u shndërruan në objekte kulti të fesë myslimane.

Katedralja e Artanës, në vitin 1466 u shndërrua në xhami, me ç’rast është shtuar minarja. Dyshemeja mendohet se është shtruar më vonë, rreth shek. XVII – XVIII. Katedralja e Artanës është shkatërruar, ndërsa një pjesë e mureve është restauruar në vitin 1954. Kisha katedrale ishte shumë monumentale dhe zotëronte dy pjesë: pjesa e vjetër në perëndim dhe pjesa në lindje. Në muret e rrënojave të katedrales, vërehen sot mbetjet e fasadave të larmishme dhe pikturat. Gurët e mureve janë të latuar dhe gjysmë të latuar. Gurët që lidhin qoshet e katedrales janë me dimensione të mëdha dhe dallohen edhe për nga ngjyra, disa kanë ngjyrë të kafesë së çelur e disa të murrmë në të bardhë. Brenda hapësirës së katedrales të rrëzuar për tokë, gjenden shtylla të thyera në formë të rrumbullakët, ndërsa në disa vende gjenden bazat e këtyre shtyllave prej guri me tri shtresa. Shtresa e parë ka formë katrore dhe dy shtresa tjera në formë të rrumbullakët. Sot brenda mureve të katedrales shihen disa varreza, e që mendohet se aty gjenden përafërsisht 900 varreza.

THE RUINS OF THE CATHEDRAL OF ARTANA
Church of the largest size in Artana is called Cathedral which is thought to have been Catholic cathedral. The ruins of the Cathedral of Artana are found in the north-east of Artana Castle complex and belong to the middle Ages, namely 15th century.

This monument, regarding the form of building, belongs to Romanic style. Layout dimensions are 30.7 meters in length and 23.4 meters in width. Archaeological research made during the years 1956-57 have discovered traces of an older church from 14th century and the old medieval tombs. So, before the cathedral was built, there was a little church around which cemeteries were located. Later in the 15th century, on the site of the church, Dubrovnicans built cathedral by raising it one meter up the walls of the old church.

For some time there was also the headquarters of the Catholic Church or diocese headquarters. There is evidence that here has also served Pjeter Pogdani. In June of 1455 Artana was conquered by the Ottoman Empire and later many facilities were damaged or became Muslim religious cult objects. In 1466, Cathedral of Artana was converted into a mosque, and on which a minaret was added. The floor is thought to be paved later, around 17th – 18th century. Artana cathedral was destroyed and part of the walls was restored in 1954. Cathedral Church was very monumental and possessed two parts: Old part of the west and the part of east.

On the walls of the ruins of cathedral, nowadays may be seen residues of varied facades and paintings. The stones of walls are hewn and half hewn. Stones that connect the corners of the cathedral are of large dimensions and are also distinguished by color, some of them are of blown coffee color and some of brown to white. Inside the cathedral space crashed to the ground, there are broken pillars in round shape, while in some places there are the bases of these pillars of stone with three layers. The first layer has a square shape and two other layers in round shape. Nowadays, within the walls of the cathedral may be seen some cemeteries, where it is believed that there are approximately 900 graves

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close