Advertisements

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot diskuton raportin e sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot në Nju Jork do të diskutojë raportin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut për periudhën nga 16 janari deri më 15 maj të këtij viti.

Në këtë takim ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka paralajmëruar se do të kërkojë shqyrtimin në vazhdimësi të çështjes së Kosovës në KS të OKB-së dhe nevojën e UNMIK-ut që të mbetet i angazhuar në zbatimin konsekuent të objektivave të përcaktuara, pa ndryshuar mandatin.

Aksioni i policisë së Kosovës kundër krimit dhe korrupsionit në veri, përfshirë arrestimin e një pjesëtari të UNMIK-ut, që kishte dalë në rrugë me makinën e tij për të penguar policinë e Kosovës të kryejë aksionin e saj, do të jetë në fokusin e seancës.

Ndryshe, SHBA dhe Britania e Madhe kanë kërkuar disa herë që seancat e KS të OKB-së të reduktohen, duke marrë parasysh realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që është kërkuar edhe reduktimi i stafit dhe buxhetit për misionin e UNMIK-ut./rtklive

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close