Advertisements

KËTA nuk mund t’i ndalojnë KËTO qe te mos votojne; KËTO nuk mund t’i detyrojne KËTA qe te votojne.

Atehere perse krijoni problem nga asgjeja?!
Secili ne te drejten e vet. Vota eshte e drejte, e jo detyrim. Demokracia nuk rrezikohet nese vullnetarisht nuk merr pjese ne zgjedhje, dhe nuk mund ta detyrosh tjetrin te mos votoj e as te votoj. Data e zgjedhjes nuk ka si dhe perse te shtyhet (nuk e parasheh as Kushtetuta) vetem per shkak se opozita vullnetarisht nuk merr pjese ne zgjedhje.

Problemet me krimin zgjidhen nga niveli tjerer i pushtetit qe e ka emrin Gjykate. Ne kete periudhe nuk eshte se Shqiperia ka nivelin ma te larte te mundshem te krimit ne politike, qe te arsyetohet nje thirrje per revulucion, aq me teper kjo thirrje nuk mund te behet nga personalitete te vjetra politike qe kane qene pjese e vazhdueshme e problemeve te deritanishme ne vend.

Jane utopike problemet e fundit andej maleve, ku opozita nuk deshiron zgjedhje, kur kudo neper bote eshte pikerisht opozita qe kerkone zgjedhje per t’ja marr pushtetin pozites. Ata si duket jane te bindur se do humbin perseri dhe bejne lojra politike duke kerkuar renien e pushtetit me “revolucion”, apo me dhune, por ironikisht kete e kerkojne njerez qe nuk e meritojne te flasin ne emer te revolucionit per shkak te kaluares se tyre ne politikberje te keqe (kriminale) deri me tani.

Shqiptar tipik, kryeneçesia ne kulminacion, deri ne vetshkatrim e rinisje nga e para, ne vazhdimesi ne menyre ciklike. Siç duket Shqiperia eshte “e denuar” qe gjithnje te jetoj ne kaos, sikur Kaosi ne mitologjine pellazgjike, prej ku krijohen te gjitha figurat (faktoret) tjera mitologjike por per vete vazhdon te jete Kaotik deri ne pafundesi.
*KËTA = PD & Co.
*KËTO = PS & Co.

/Besir Bajrami

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close