Advertisements

Komuna e Gjakovës sot mbyll fushatën mjedisore “Gara për Gjakovë të pastër”

Editor

Kjo mdo bëhet përmes një ceremonie të veçantë që organizohet në sheshin “Ali Podrimja” në këtë qytet.

“Gara për Gjakovë të pastër” nisi më 20 mars dhe u zhvillua në bashkëpunim me të gjithë qytetarët e kësaj komune dhe kishte për qëllim që nëpëmjet saj të promovohet mjedisi i pastër dhe i gjelbëruar.

Çdo aksion pastrimi që ishte ndërmarrë nga komuniteti nëpër lagje të caktuar ishte promovuar në rrjetin social Facebook dhe ishte verifikuar nga grupi i posaçëm mbikëqyrës i kësaj gare.

Në këtë ceremoni përmbyllëse do të ndahen çmimet dhe mirënjohje për të gjithë kontributdhënësit e kësaj gare.

Lagjja më e mirë do të shpërblehet me investime në vlerë 10 mijë euro, lagjja me vendin e dytë do të shpërblehet me 6 mijë euro dhe lagjja e tretë me 4 mijë euro investime.

Shpërblimet për shkollat me ambientin më të pastër do të shpërblehen me 5 mijë euro për vendin e parë, pastaj vendi i dytë me 3 mijë dhe vendi i tretë me 2 mijë euro./rtklive

Loading...
Advertisements
Next Post

Miniseriali "Chernobyl",me rekord shikueshmërie

“Chernobyl”, është një miniserial i cili rindërton katastrofën më të madhe bërthamore që ka njohur ndonjëherë historia njerëzore. Ai regjistroi shikueshmëri rekord që theu në numra edhe sagën “Game of Thrones”, ndërsa agjencitë turistike kanë shënuar 40 për qind më […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close