Advertisements

Komunikatë për media e sindikatës “Unia” në lidhje me me aprovimin e sotëm nga ana e parlamentit nacional të Zvicrës të Marrëveshjes për sigurmimet shoqërore me Kosovën.

Bernë, 05.06.2019

Parlamenti federal i Zvicrës për Marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Kosovën

Koha për drejtësi!

Presioni i sindikatave është duke dhënë fryte: Sot, Këshilli Kombëtar (Parlamenti Federal) i Zvicrës ka miratuar Marrëveshjen e re mbi Sigurisë Shoqërore me Kosovën. Kjo do t’u mundësojë punonjësve kosovarë të marrin pensionin e tyre jashtë vendit dhe të gëzojnë pensionin e tyre të merituar në vendin e tyre. Unia mirëpret vendimin e Këshillit Kombëtar, por edhe kërkon një zgjidhje që mundëson përfitimin retroaktiv të pretendimeve nga fusha e sigurimeve shoqërore.

 

Kosova është i vetmi shtet pasardhës i Jugosllavisë me të cilin Zvicra që nga 1 prilli 2010 nuk ka vazhduar të zbatojë marrëdhënie kontraktuale nga fusha e sigurimeve shoqërore. Që atëherë, pensionet janë paguar vetëm për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Zvicër. Marrëveshja e re koordinon sigurimin dhe përfitimet e kolonës së parë të sigurimeve Shoqërore: sigurimin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve si dhe të sigurimit të invaliditetit.

Çmimi i lartë i diskriminimit

Situata e të prekurve ka qenë shumë e vështirë. Ata u ndjenë të braktisur nga të dy shtetet dhe çmimi i këtij diskriminimi ishte i lartë: Shumë përfituesve të pensioneve të pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV/AVS) iu mohua pagesa e pensionit në Kosovë. Edhe me marrëveshjen e re nuk është plotësisht e qartë se si ata mund të realizojnë përfitimin e pensioneve të tyre të merituara në mënyrë retroaktive.

Të sigurohet pagesa retroaktive e pensioneve

Nga data e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, përfundon diskriminimi i qytetarëve të Kosovës në lidhje me përfitimet e ardhshme. Nuk ofrohet kompensim retroaktiv i periudhës pa marrëveshje. Unia kërkon nga Qeveria Federale një zgjidhje, e cila mundëson përfitimin e pensioneve edhe nga koha kur nuk është zbatuar marrëveshja.

 

Për pyetje shtesë:

Osman Osmani, sekretar për migracion, +41 79 934 18 89

Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i sigurimeve shoqërore të Zvicrës, +41 79 363 21 84

Hilmi Gashi, drejtues i sektorit për migracion, +41 79 335 07 64

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close