Advertisements

Kosova ka arritur fitore historike, duke mundur Bullgarinë, me rezultat 2-3, midis Sofjes

Bullgaria dhe Kosova u ballafaquan në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020.

Kosova ka bërë një super-paraqitje kundër Bullgarisë, dhe më plot meritë merr pikët e plota nga udhëtimi në Bullgari.

“Dardanët” bërë një paraqitje të jashtëzakonshme, duke qenë dukshëm skuadër më e mirë së bullgarët, sidomos në pjesën e dytë, kur skuadra jonë krijoj një mori rastesh, dhe krejt në fund gjeti rrugën e golit.

Ishte pikërisht skuadra jonë që zhbllokoi lojën përmes superyllit Milot Rashicës në minutën e 13-të.

Por, në finish të kësaj pjesë, skuadra bullgare përfitoj nga një gabim i yni dhe me anë të Popov barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Bullgarët mirë e nisen pjesën e dytë, dhe në minutën e 55-të me anë te Dimitrov kaluan në epërsi prej 2-1.

Megjithatë, skuadra jonë nuk u dorëzua dhe përmes Vedat Muriqit barazoi shifrat në 2-2.

Edhe pas barazimit, “Dardanët” nuk u ndalën duke sulmuar më gjitha forcat Bullgarinë, dhe në minutën e 90+1’ vjen golin  i shumëkërkuar përmes Elbasan Rashanit, i cili i siguron tri pikë të mëdha Kosovës, dhe fitoren e parë Kombëtares sonë në kualifikueset e Evropianit të ardhshëm,raporton Rtklive.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close