Advertisements

Kosova zhvillon sot ndeshjen e tretë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian

 “Dardanët” luajnë në Sofje ndaj Bullgarisë, në një sfidë që vlen shumë për dy skuadrat.

Bullgaria dhe Kosova kanë nga dy pikë, por epërsia e djemve të Bernard Challandes është se bullgarët e kanë zhvilluar një ndeshje më tepër, kështu që sonte do të kërkojnë me çdo kusht trepikëshin.

Sfida fillon prej orës 20:45, ndërsa në stadium nuk pritet të jenë më shumë se 8000 shikues.

Prej tyre, 500 do të jenë tifozë të Kosovës.

Danezi Mads-Kristoffer Kristoffersen do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Dennis Rasmussen dhe Victor Skytte.

Kosovës do t’i mungojnë në këtë ndeshje Arbër Zeneli, Hekuran Kryeziu, Valon Berisha dhe Herolind Shala.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close